Pogradeci, ashtu si shumë zona të tjera të vendit, është përfshirë nga moti i keq.
Një stuhi e fortë, paraditen e së hënës, ka bërë që rrugët e qytetit të zbardhen nga breshëri.
Ndërkohë, ka pasur edhe probleme në qarkullim për shkak të bllokimit të pusetave.
LEXO EDHE: Banesa, biznesi dhe automjeti/ Si të mbrojmë investimet tona nga “tekat” e motit
Ndërkohë si pasojë e kushteve të vështira të motit më shumë se 40 fshatra të juglindjes së vendit, nga mëngjesi i ditës së sotme, janë pa energji elektrike.
Vetëm në njësinë administrative Gore, të Bashkisë së Maliqit, prej disa orësh kanë mungesë të energjisë elektrike 17 fshatra, ndërkohë që 3 fshatra në njësinë administrative Moglicë prej 3 ditësh janë pa energji elektrike.
Fillimi i kësaj jave ka vijuar me reshje dhe temperatura më të ulta ashtu siç ishte dita e Diel. Sipas parashikimeve të sinoptikanëve reshjet do të kenë intenistit të lartë vetëm të Hënën më pas reduktohen.
Prej mesditës së të martës kushtet e motiti pritet të përmirësohen.