14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetPas fabrikës në Maminas, shkrumbohet edhe biznesi në Xhafzotaj. Shkak rrufeja

Pas fabrikës në Maminas, shkrumbohet edhe biznesi në Xhafzotaj. Shkak rrufeja

Pas ngjarjes së fundjavës ku si pasojë e zjarrit u dogj një pjesë e fabrikës në autostradën Tiranë-Durrës, një tjetër biznes, pak kilometra më tej, është shkrumbuar ditën e sotme

Ngjarja ka ndodhur në Xhafzotaj të Durrësit.

Zjarri ka rënë në një servis dhe pikë këmbimi automjetesh në pronësi të shtetasit A. Sulaj.

Për shkak të materialeve brenda servisit, tip kapanon, si goma, bateri, sedilje automjetesh etj., përmasat e zjarrit kanë qenë të konsiderueshme.

Në këto kushte shërbimi zjarrfikës i Durrësit ka shkuar drejt vendngjarjes me 3 automjete zjarrfikës dhe një autobot, duke shmangur përhapjen e zjarrit në objektet përreth.

Zjarri është shuar por dëmi financiar është i konsiduerueshëm.

Nga të dhënat e para mësohet se zjarri u shkaktua nga një rrufe, pasi zona në fjalë u përfshi nga reshje te dendura shiu të shoqëruara edhe me shkarkime elektrike.

Por sa ngjarje të tilla duhet të raportohen çdo ditë që qytetarët të sensibilizohen që të sigurojnë shtëpitë apo biznesnet e tyre?
Keni investuar gjithë jetën për të ngritur një biznes apo për të blerë një shtëpi dhe të gjitha këto duhen mbrojtur. Mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasurinë tuaj.
Askush nuk mund t’i ndalojë fatkeqësitë, por ajo që mund të parandaloni ju, janë kostot financiare për pronën tuaj, nëse ato dëmtojnë biznesin tuaj.
Sigurimi nga zjarri për bizneset
Ky siguracion përfshin dëmtimin ndaj ndërtesës së biznesit tuaj, strukturave të bashkuara apo të ndara/shkëputura, pajisjet e zyrës, makineritë dhe inventarin.
Shumica e policave të sigurimit të bizneseve do të paguajnë gjithashtu për shpenzime operacionale shtesë nëse ju duhet të zëvendesoni operacionet e biznesit tuaj në një vendndodhje të përkohshme. Pra mund te ofrohet edhe mbulim shtesë nga Ndërprerja e biznesit.
Kujt i ofrohet Sigurimi nga Zjarri?
Sigurimi nga Zjarri i ofrohet çdo personi juridik apo fizik, që paraqet kërkesën për të siguruar pasurinë e paluatjshme, ndërtesat, pasurinë e luajtshme apo paluajtshme.
Ky sigurim mbulon humbjen, dëmtimin apo shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar apo aksidentale si pasojë e:
– Zjarrit;
– Rrufesë;
– Eksplozionit;
– Rënia e objekteve fluturuese nga lart; etj.
Këtij sigurimi mund ti shtohen edhe mbulim nga rreziqe shtesë si:
– Tërmeti;
– Breshëri;
– Përmbytja;
– Stuhia; etj.
Ose kontaktoni në:
Tel: +355 4 2233 308

LEXO EDHE: Tregu “i ngrirë” i sigurimeve/ Ponari: Politikat jo vetëm që nuk i nxisin sigurimet, por shpesh luajnë rol frenues

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat