11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetMaqedoni e Veriut, nga janari deri në korrik siguruesit e jetës kanë...

Maqedoni e Veriut, nga janari deri në korrik siguruesit e jetës kanë paguar 8 milionë euro

Nga janari deri në korrik 2023 kompanitë e Sigurimit të Jetës në Maqedoninë e Veriut kanë paguar 494 milionë denarë ose 8 milionë euro dëmshpërblime.

Pesë siguruesit e jetës vetëm në korrik kanë paguar 62,4 milionë denarë ose 1 milion euro, ose 19% më shumë se korrik 2022, njofton Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.

Kontratat e sigurimit të jetës me komponent kursimi zënë peshën më të madhe në shumën e paguar në muajin korrik.

Nga ky lloj sigurimi, në korrik, të siguruarit kanë marrë 50,3 milionë denarë (818.000 euro).

Ky produkt sigurimi, përveç sigurimit të jetës, ofron mundësi për marrjen e mjeteve të investuara plus interesin pas skadimit të kontratës.

Për produktin më të ri të sigurimit të jetës në tregun maqedonas, të lidhura me njësi, kompanitë në korrik kanë paguar 5,56 milionë denarë (90.000 euro).

Përveç sigurimit të jetës, ky produkt ofron edhe investimin e një pjese të parave në letra me vlerë që tregtohen në bursat botërore.

Gjatë muajit korrik qytetarët kanë investuar gjithsej 64,5 milionë denarë (1,05 milionë euro) në të gjitha llojet e sigurimit të jetës. Ndërsa në shtatë muajt e parë të vitit, kjo vlerë arrin në 1,21 miliardë denarë ose 20 milionë euro.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat