1.5 C
Tirana
Tuesday, November 26, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetUzbekistan, sigurimet shëndetësore do të futen në të gjithë vendin deri në...

Uzbekistan, sigurimet shëndetësore do të futen në të gjithë vendin deri në fund të vitit 2026

Përmes një dekreti presidencial, Sigurimi shëndetësor do të futet plotësisht në të gjithë Uzbekistanin deri në fund të vitit 2026.

Deri në fund të këtij viti, Ministria e Shëndetësisë është udhëzuar të fokusohet në zhvillimin e Strategjisë Kombëtare “Shëndeti Publik – 2030” ku si konsulentë do të përfshihen organizatat ndërkombëtare dhe kompanitë të huaja, transmeton Kun.uz.

Nga data 1 janar 2024, Fondi Shtetëror i Sigurimeve Shëndetësore do të përfshihet në strukturën e Ministrisë së Shëndetësisë, ndërkohë që do të ruhet statusi i tij si person juridik i pavarur. Po ashtu do të ruhen dhe burimet dhe procedura ekzistuese për financimin e veprimtarisë së tij.

Nga 1 janari 2027, Fondi do të shkëputet nga Ministria e Shëndetësisë dhe do të funksionojë si organ i pavarur.

Bordi mbikëqyrës i Fondit do të ketë mundësinë të përcaktojë në mënyrë të pavarur ofruesit (si publikë ashtu edhe privatë) që do të përfshihen në shërbimet shëndetësore në kuadër të vëllimit të garantuar të kujdesit mjekësor.

LEXO EDHE: Rëndësia e Sigurimit Privat të Shëndetit dhe gama e gjerë e produkteve të SIGAL UNIQA

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat