11.5 C
Tirana
Saturday, April 27, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSigurimi i detyrueshëm nga Tërmeti/ Dhoma Amerikane kundërshton projektligjin e qeverisë: I...

Sigurimi i detyrueshëm nga Tërmeti/ Dhoma Amerikane kundërshton projektligjin e qeverisë: I pakonsultuar dhe jo i plotë

Përveç Shoqatës së Siguruesve dhe ekspertëve të fushës, edhe Dhoma Amerikane e Tregtisë del kundër projektligjit të qeverisë për “Sigurimin e Detyrueshëm të Banesave nga Tërmetet”.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, “AmCham Albania” shprehet se, projektligji është hartuar pa u konsultuar sidomos me operatorët e tregut të sigurimeve, por edhe me ekspertë të fushës që mund të ofrojnë zgjidhje të mira mbështetur në eksperiencën që kanë, duke neglizhuar në mënyrë të përsëritur një proces konsultimi të rregullt dhe gjithpërfshirës.

Dhoma Amerikane vëren se sigurimi i parashikuar në ligj është jo i plotë, pasi parashikon sigurimin vetëm nga tërmetet, dhe jo nga fatkeqësitë e tjera natyrore si zjarret apo përmbytjet dhe siguron vetëm banesën dhe jo lëndimet dëmet indirekte që mund të shkaktohen nga katastrofat.

“Për më tepër ky projektligj parashikon vetëm fatkeqësinë natyrore të tërmetit, duke u mbështetur në raste studimore të vendeve si Turqia, Rumania apo Filipinet. Këto janë zona me aktivitet të lartë sizmik, ndërkohë që Shqipëria është e ekspozuar gjithashtu përballë rrisqeve të tjera natyrore si zjarri apo përmbytjet, të cilat nuk parashikohen nga projektligji. Një studim i detajuar për Shqipërinë, lidhur me rreziqet e ndryshme nga fatkeqësitë natyrore si dhe zonat më të ekspozuara, nuk shoqëron projektligjin”.

Ndër të tjera, në reagimin e saj, Dhoma Amerikane e Tregtisë ve theksin edhe tek fakti që shoqëria që do të ngrihet për këtë qëllim është totalisht shtetërore.
“Shoqëria aksionere që do të krijohet me pronar të vetëm shtetin, vendoset përballë shoqërive private të sigurimit të cilat kanë vite që ofrojnë një produkt të tillë me skemë vullnetare në treg, por janë të përjashtuar nga ky projektligj”.
Reagimi i plotë i AmCham Albania:
Projektligji “Për sigurimin e detyrueshëm të banesave nga tërmetet”, publikuar në Platformën e konsultimeve publike në datë 7 Gusht 2023 ka patur vëmendjen e vecantë të ekspertëve të Dhomës Amerikane.
Vendimi për krijimin e Fondit Kombëtar për Tërmetet dhe impakti juridik dhe financiar i tij ka qënë një nga cështjet e analizuara me kujdes.
Shoqëria aksionere që do të krijohet me pronar të vetëm shtetin, vendoset përballë shoqërive private të sigurimit të cilat kanë vite që ofrojnë një produkt të tillë me skemë vullnetare në treg, por janë të përjashtuar nga ky projektligj.
Për më tepër ky projektligj parashikon vetëm fatkeqësinë natyrore të tërmetit, duke u mbështetur në raste studimore të vendeve si Turqia, Rumania apo Filipinet. Këto janë zona me aktivitet të lartë sizmik, ndërkohë që Shqipëria është e ekspozuar gjithashtu përballë rrisqeve të tjera natyrore si zjarri apo përmbytjet, të cilat nuk parashikohen nga projektligji. Një studim i detajuar për Shqipërinë, lidhur me rreziqet e ndryshme nga fatkeqësitë natyrore si dhe zonat më të ekspozuara, nuk shoqëron projektligjin.
Projektligji është hartuar pa u konsultuar sidomos me operatorët e tregut të sigurimeve, por edhe me ekspertë të fushës që mund të ofrojnë zgjidhje të mira mbështetur në eksperiencën që kanë, duke neglizhuar në mënyrë të përsëritur një proces konsultimi të rregullt dhe gjithpërfshirës.
Dhoma Amerikane beson se ky projektligj duhet të marrë kohën dhe vëmendjen e të gjithë grupeve të interesit për të krijuar një mundësi konkrete për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore.
Për më shumë detaje mbi komentet e AmCham ndiqni linkun.

Qeveria ka hedhur për konsultim publik një projektligj, i cili i detyron të gjitha familjet të sigurojnë çdo vit banesën e tyre.

Sipas draftit, skema e sigurimit do të jetë shtetërore. Për këtë qëllim, do të ngrihet Fondi Kombëtar i Tërmeteve, i cili do të krijohet si shoqëri aksionere nën pronësinë e Ministrisë së Financave.

Fondi Kombëtar për Tërmetet është përgjegjës për:

  • shitjen e policave të sigurimit;
  • administrimin e primeve të sigurimit të detyrueshëm nga tërmetet;
  • krijimin e përfitimeve nga investimi i të ardhurave nga policat e sigurimit;
  • risigurimin e primit;
  • trajtimin dhe pagesën e dëmeve që mbulohen nga polica e sigurimit të detyrueshëm nga  tërmetet;

Sipas projektligjit, çmimi i policës së detyrueshme të sigurimit nga tërmeti do të përcaktohet me vendim qeverie.

Projektligji i plotë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat