7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetTërmeti në Marok, a rrezikohet Shqipëria? Parashikimi i sizmiologut për vendet e...

Tërmeti në Marok, a rrezikohet Shqipëria? Parashikimi i sizmiologut për vendet e Mesdheut

Tërmeti me magnitudë 6.8 i shkallës Richter që tronditi Marokun më 8 shtator, për sizmiologët është pasojë e lëvizjes së pllakave tektonike dhe rritjes së aktiviteteve sizmike në rajonin e Mesdheut.

 

Sizmiologu shqiptar Edmond Dushi, në një intervistë televizive, do të shprehej se shteti i Afrikës së Veriut është një nga vendet më sizmike të këtij rajoni.

 

“Ka ndodhur në kufirin e pllakave tektonike të fuqishme të rajonit të Mesdheut, pllaka Afrikane dhe Euroaziatike. Po t’i referohemi hartës, është me ngjyrë të theksuar, ku tregohet për një aktivitet të lartë sizmik”.

Sipas sizmologut, që pas tërmetit 7.7 ballë i shkallës Richter të rënë në Turqi këtë vit, sistemi i pllakave tektonike në Mesdhe po pëson lëvizje.

“Kemi një rritje të aktiviteteve në Mesdhe sidomos pas atij të Turqisë, tregues që gjithë rajoni apo sistemi i pllakave është në lëvizje prej kohësh”.

Për pasojë mund të kemi aktivitet të shtuar sizmik në gjithë rajonin e Mesdheut.

Sigurimi nga Tërmeti

Sigurimi i pronës nga tërmeti është një kontratë ligjore me palë; një kompani sigurimi, e cila merr përsipër dëmshpërblimin e palës tjetër që quhet pala e siguruar dhe/ose përfituesi/t në masën e shumës së siguruar, e cila mund të jetë e formës rikthim i objektit të siguruar (shtëpisë/godinës) në gjendjen para ndodhjes së tërmetit, ose në formë monetare, sipas nivelit të vlerësimit të dëmit nga ekspertët e licencuar të profesionit “vlerësues dëmesh në sigurime”, në kushtet kur pala e siguruar ka paguar primin e sigurimit, që është çmimi që kjo e fundit duhet të paguajë si kusht paraprak për marrjen e këtij sigurimi.

Përse t’u shtojmë financave tona këtë shpenzim, ndërkohë që kemi shtetin që duhet të na përgjigjet? Sepse nuk është shpenzim, por investim!

Duke pasur sigurimin nga tërmeti:

Jemi të qetë psikologjikisht, pasi edhe nëse shteti do të jetë ose jo i përgatitur me financat e tij për t’iu përgjigjur kërkesës për rindërtim të shtëpisë së dëmtuar, ne jemi të sigurt që punimet për ndërtimin e shtëpisë fillojnë menjëherë me fondet e kompanisë së sigurimit.

Procedura operacionale është e thjeshtë me kompaninë e sigurimit; me paraqitjen e dokumenteve të cituara në policën e sigurimit fillon procesi i dëmshpërblimit.

Procedura me shtetin është e komplikuar dhe burokrate, sepse i duhet më shumë kohë dhe kapacitete njerëzore në proces; grupet e inspektimit, verifikimit, vlerësimit, përpunimit, aprovimit të kërkesës e më pas të hapjes së fondeve në buxhet, procedurave të tenderimit apo dokumentacioneve për pagesa.

Sigurimi nga tërmeti është kontratë ligjore, e cila ka fuqinë për të vendosur pretendimet e palëve në lidhje me respektimin e kushteve dhe termave të saj për gjykim nga palë të treta, si Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare dhe/ose sistemi gjyqësor.

Kjo e bën këtë kontratë më favorizuese për qytetarin, pasi në rast konflikti apo mosmarrëveshjeje me kompaninë e sigurimit ka në anën e “avokatit” të tij Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare e më pas, sistemin gjyqësor.

Shqiptarët të fundit për sigurimin nga katastrofat

Për një vend me profil të lartë sizmik si Shqipëria, niveli i sigurimit vullnetar të pronës është ende në nivele shumë të ulta, duke u rënditur të fundit edhe në rajon.

Statistikat që disponohen sot, edhe pse me marzh të lartë gabimi për sa kohë u referohemi burimeve zyrtare të Censit të vitit 2011 tregojnë se Shqipëria ka rreth 1,075,881 banesa/godina. Ndërsa nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare u raportua se gjatë vitit 2022, në shkallë vendi, ishin lëshuar rreth 54.054 polica sigurimi, duke treguar që vetëm afërsisht 5% e banesave kanë një sigurim prone.

Ponari: Duhen mekanizma rregullues nga shteti që e çojnë qytetarin drejt sigurimit nga fatkeqësitë

“Edhe vende si Rumania dhe Bullgaria Maqedonia e Veriut, po ecin pak më shumë sepse ka një ndërgjegje më të lartë nga qytetarët për kushtet e sigurimeve, dhe vendet e tjera të Ballkanit, pothuajse e kanë. Ne ndodhemi në ekonominë e tregut, ku çdo njeri është i përgjegjshëm për pronën e tij, pra nuk është shteti kujdestar. Në Shqipëri para tre vitesh, patën provën e tërmetit dhe kjo provë tregoi që shumë gjëra u bënë, edhe nga shteti por edhe shumë vetë ishin të siguruar. Në Shqipëri kanë qenë rreth 20 mijë banesa të siguruara, kundrejt 1 milionë që janë tani. Është një shifër shumë e vogël, por këto banesa që u dëmtuan, ato u dëmshpërblyen shumë shpejt. Koha e dëmshpërblimit nuk shkoi më shumë se dy muaj përveç atyre rasteve të cilat priteshin vendimet e qeverisë nëse do shembej pallati apo do qëndronte. Në të gjitha rastet e tjera u paguan menjëherë dhe tregu sigurimeve ishte i gatshëm për këtë”.

Teksa rreziqet vetëm po rriten, siç tregojnë edhe ngjarjet e fundit në botë, Sigurimi i Pronës suaj nga Tërmeti dhe fatkeqësi të tjera natyrore, është jetik. Por mos harroni! Aq i rëndësishëm sa sigurimi i pronës tuaj, është edhe kompania që zgjidhni.

SIGAL UNIQA Group Austria është emri të cilit prej afro 25 vjetësh 1.2 milion klientë i besojnë jo vetëm pronën por edhe shëndetin, automjetin dhe pensionin privat.

 

SIGAL UNIQA, JETOJMË MË MIRË SË BASHKU

Web: www.sigal.com.al

E-mail: [email protected]

WhatsApp: 068 60 62 829

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat