Hong Kongu dhe qytete të tjera në Kinën jugore po përmballen me përmbytjet apokaliptike të konsideruara më të mëdhatë në 150 vitet e fundit.
Autoritetet raportuan se në një orë ranë 158 milimetra shih, shifra më e lartë që nga fillimi i matjes së tyre në vitin 1884.
Videot në mediat sociale treguan shiun që rrjedh nëpër qytet, duke i kthyer rrugët në lumenj të furishëm dhe njerëzit që ngjiteshin mbi makina dhe platforma të tjera të ngritura për t’i shpëtuar rrjedhës.
Qindra fluturime janë pezulluar, ndërsa autoritetet lokale paralajmëruan për përmbytje të shpejta dhe këshilluan banorët në zonat e ulëta të konsiderojnë zhvendosjen nga banesat e tyre.
Dhjetëra miliona njerëz jetojnë në zonat bregdetare me popullsi të dendur në Kinën Jug-Lindore.