15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetRritet pesha e sigurimeve vullnetare/ SIGAL UNIQA, mbetet kompania më e preferuar

Rritet pesha e sigurimeve vullnetare/ SIGAL UNIQA, mbetet kompania më e preferuar

Pesha e sigurimeve vullnetare në tregun e sigurimeve paraqitet në rritje këtë vit.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për 7-mujorin 2023 sigurimet vullnetare sollën afërsisht 38% të primeve të shkruara bruto në tregun e jo-jetës, nga 35.7% që ishte pesha e tyre një vit më parë.

Për shtatë muajt e parë të këtij viti, shqiptarët paguan rreth 4.6 miliardë lekë për sigurime vullnetare, 18% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i pronës nga katastrofat ngelet produkt kryesor i sigurimit vullnetar, me 12.8% të primeve të shkruara bruto, nga 11.9% që zinte një vit më parë. Vijon sigurimi KASKO i automjeteve, me 7.3% të primeve, nga 6.8% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Nga 8 kompani të sigurimit të jo-jetës, vetëm dy prej kanë një dominim të sigurimeve vullnetare në strukturën e primeve, SIGAL UNIQA Group Austria dhe Albsig.

SIGAL UNIQA zotëron afro 39% të tregut.

Për kompanitë e tjera, pjesa e sigurimeve vullnetare është dukshëm më e ulët dhe qëndron në intervalin mes 15% dhe 29% të primeve të shkruara bruto.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat