14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZhvillimet e tregut të sigurimeve janar-korrik 2023/ Sigurimet e Jo-Jetës sjellin 92%...

Zhvillimet e tregut të sigurimeve janar-korrik 2023/ Sigurimet e Jo-Jetës sjellin 92% të primeve

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare publikoi mesditën e sotme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 7-mujorin janar-korrik 2023.

Sipas AMF, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-korrik 2023 kapën vlerën 13,198 milionë lekë, ose 11.22% më shumë se në janar-korrik 2022. Gjatë muajit janar-korrik2023, numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 794,312 me një rritje prej 12.58% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92.02% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, sigurimet e Jetës kanë 7.90% dhe risigurimi 0.08 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 42.92% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 57.08% të totalit të tregut.

Gjatë muajit janar-korrik 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 3,919 milionë lekë, ose 5.43% më shumë se në muajin janar-korrik 2022.

Dëmet e paguara bruto në sigurimin e motorik për muajin janar-korrik 2023 kapën vlerën 2,829 milionë lekë, duke pësuar një rritje me rreth 12.25% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimi i Detyrueshëm Motorik

Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë muajit janar-korrik 2023 arritën rreth 7,533 milionë lekë, ose 7.81% më shumë se në muajin janar-korrik2022.

Produkti MTPL e brendshme, në muajin janar-korrik 2023, pati një rritje prej 8.58% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 9.76% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Produkti Karton Jeshil në muajin janar-korrik 2023 pati një rritje prej 4.17% të vëllimit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua nga një rritje të numrit të kontratave prej 48.25% krahasuar me muajin janar-korrik 2022.

Produkti Sigurim Kufitar, në muajin janar-korrik 2023, pati një rritje 4.46% të vëllimit të primeve të shkruara bruto krahasuar me muajin janar-korrik 2022. Edhe numri i kontratave u rrit me 18.40%.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar, gjatë muajit janar-korrik 2023 arritën rreth 5,665 milionë lekë, 16.10% më shumë se në muajin janar-korrik 2022. Numri i kontratave të sigurimit vullnetar u rrit me 1.42% krahasuar me muajin janar-korrik 2022.

Primet e sigurimit vullnetar të Jo-Jetës gjatë muajit janar-korrik 2023, patën një rritje me 18.97% kundrejt muajit janar-korrik2022.

Në portofolat e Pronës, Përgjegjësive, Garancive të cilat gjatë muajit janar-korrik 2023 siguruan mbi 2,732 milionë lekë të ardhura në total, vendin e parë e zunë Zjarri dhe Dëmtime të Tjera në Pronë me rreth 66.52%, të pasuara nga sigurimi i Përgjegjësisë së Përgjithshme me 24.68% të totalit.

Në portofolin sigurimi nga Zjarri dhe Forcat e Natyrës, gjatë muajit janar-korrik 2023, vihet re një rritje prej 20.05% e vëllimit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli dhe një rritje me 2.33% e numrit të kontratave të sigurimit, krahasuar me muajin janar-korrik 2022.

Të ardhurat nga sigurimet e Aksidenteve dhe Shëndetit, gjatë muajit janar-korrik 2023, arritën në rreth 889 milionë lekë, duke shënuar një rritje prej 2.01% në krahasim me muajin janar-korrik 2022.

Primet nga sigurimet e Jetës gjatë muajit janar-korrik 2023, arritën rreth 1,042 milionë lekë, ose 5.11% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajit janar-korrik 2023 u rrit me 5.43% krahasuar me janar-korrik 2022. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit te motorik me rreth 2,829 milionë lekë, apo 72.18% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Raporti i plotë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat