Greqia vijon të përjetojë një situatë shumë të vështirë për shkak të zjarreve. Flakët kanë përfshirë edhe qytetin Menidi shumë pranë kryeqytetit të Greqisë, Athinë.
Për shkak të avancimit të shpejt të zjarrit rreth 150 persona u evakuuan nga tre azile. Autoritetet janë të shqetësuar se për shkak të vapës rreziku për zjarre të tjera është shumë i lartë.
Deri më tani në Greqi janë shënuar 355 vatra zjarri, ku 209 janë shfaqur vetëm në 48 orët e fundit. Raportohet dhe për 60 zjarrfikës të lënduar, ndërsa mbi 20 janë viktimat, mes të cilëve 18 emigrante.
Ndërkohë në Turqi në veriperëndim të Çanakale zjarri i fuqishëm vijon ende të jetë aktiv.
Për shkak të erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi dhe janë evakuuar më shumë se 1200 persona nga 9 fshatra, ndërkohë që nga zjarri janë lënduar 83 persona.