11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetGreqia ende nën pushtetin e zjarreve

Greqia ende nën pushtetin e zjarreve

Greqia vijon betejën me zjarret e shumtë.

Moti ekstrem me temperatura të larta dhe erërat e forta kanë nxjerrë jashtë kontrolli flakët që po përpijnë banesa, automjete por edhe objekte kulti me rëndësi të veçantë.

Ditën e sotme situata paraqitet më problematike në zonën e malit Parnitha pranë Athinës.

Forca të shumta zjarrfikëse po përpiqen të kontrollojnë vatrat e zjarrit. Veç forcave të shumta tokësore këtë mëngjes janë mobilizuar edhe 6 aeroplanë dhe 7 helikopterë.

Në këtë zonë po operojnë nga toka 77 mjete dhe 260 zjarrëfikës. Sërish situata mbetet e rëndë pasi erërat e forta e kanë vështirësuar shumë punën e forcave zjarrëfikëse.

Tashmë flakët janë afruar shumë pranë rrugës që lidh Parnithën me Athinën dhe po shkojnë drejtë zonës turistike ku ndodhen shumë restorante.

Zjarret të shumta vijojnë ende në zonën verlindore të Greqisë. Situata mbetet alarmante në krahinën e Evros, pranë kufirit me Turqinë. 85 mjete tokësore dhe 295 zjarrëfikës të ndihmuar nga 2 aeroplanë dhe 4 helikopterë janë duke zhvilluar një betejë të vërtetë prej disa ditësh në rrethinat e qytetit të Aleksandrupolit, në pyllin Dadias dhë në zonën e Rodopit.

Në këtë rajon që përdoret nga shumë emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Azia për të kaluar në Bashkimin Evropian janë regjistruar edhe viktimat më të shumta nga zjarret.

Deri më tani raportohen për 20 jetë të humbura nga zjarret, 19 emigrantë të djegur në pyllin e Dadias, pranë kufirit me Turqinë dhe një bari.

Sipas autoriteteve greke, zjarret e kësaj vere janë më të mëdhat në 30 vitet e fundit. Në ndihmë të Greqisë kanë shkuar ekipe zjarrfikësish nga disa vende të Bashkimit Europian, përfshirë edhe një grup nga Shqipëria.

LEXO EDHE: Zjarret djegin shtëpi dhe makina/ Ja dy siguracionet që duhet ti ketë kushdo

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat