Mbrëmjen e djeshme një ndërtesë 2 katëshe, ku jetonin 5 familje është përfshirë nga flakëtnë fshatin Golem, në Shkodër duke lënë në qiell të hapur 5 familje.
Në pak minuta, mbrëmjen e së hënës, flakët të ndihmuara edhe nga era shkatërruan godinën me 4 shtëpi në të cilën jetonin 30 persona.
Për disa orë me radhë forcat zjarrfikëse tentuan të shuajnë zjarrin por e kishin të vështirë, madje dy efektivë u plagosën gjatë aksionit.
Shkaku i zjarrit ende nuk dihet ndërsa familjaret apelojnë për ndihmë pasi e kanë të pamundur t’i riparojnë vete dëmet e shkaktuara nga flakët.
PSE NEVOJITET SIGURIMI I SHTËPISË
Shtëpia është vendi ku ne shqiptarët investojmë më së shumti. Disa arrijnë ta ndërtojnë me punë, kryesisht në emigracion, e shumë të tjerë nuk kursehen në kredi ose borxhe.
Por ndodh një incident, si në këtë rast zjarr, dhe mundi i një jete të tërë zhduket në pak minuta.
Për këtë arsye, ne kemi apeluar vazhdimisht tek qytetarët që “Sigurimin e Shtëpisë” ta konsiderojnë si një nevojë të domosdosshme, e cila mbron financat tona.
Çfarë është Sigurimi i Pronës nga Zjarri?
Ky siguracion mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh, si:
- Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
- Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
- Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
- Zjarri i ardhur nga fqinji.
Kompania e sigurimit mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit, ndërsa çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.
Këtij sigurimi mund ti shtohen edhe mbulime nga rreziqe shtesë, si:
- Tërmeti
- Breshëri
- Përmbytja
- Stuhia, etj.
Sa kushton Sigurimi i Shtëpisë? Duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit.
Si mund ta blini këtë siguracion? Pranë çdo dege të kompanisë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA në qytetit ku banoni.
Ose ONLINE në www.sigal.com.al.
LEXO EDHE: Me Sigurimin e Shtëpisë në SIGAL UNIQA, mes jush dhe fqinjve tuaj nuk do të ketë kurrë probleme
Mos lejoni që mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasurinë tuaj, të cilën e keni ndërtuar me shumë mund.
Për më shumë informacione na shkruani në Whatsapp: 0694038119
LEXO EDHE: 50% të tregut mes 8 kompanive/ Shqiptarët i besojnë pronën SIGAL UNIQA-s