16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNuk është parë në 84 vjet, stuhia 'Hilary' përmbyt shkretëtirën

Nuk është parë në 84 vjet, stuhia ‘Hilary’ përmbyt shkretëtirën

Stuhia tropikale ‘Hilary’ po kalon nëpër Kaliforninë jugore, ku miliona njerëz janë paralajmëruar për përmbytje.

Kjo është stuhia e parë e tillë që godet shtetin në 84 vjet, me shira rekord që godasin Los Angeles, zonat e shkretëtirës dhe malore.

Sipas meteorologëve në Lugina e Vdekjes, në shkretëtirën Mojave, pritet të bjerë sasia e shiut që bie në 2 vjet nga kjo stuhi, ndërsa zona të tjera mund të presin totalin e një viti të tërë.

Guvernatori Newsom shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndërsa Presidenti Biden ka urdhëruar ndihmë federale.

Një person ka humbur jetën nga përmbytjet në Baja California të Meksikës. Zyrtarët paralajmërojnë se “përmbytjet katastrofike dhe kërcënuese për jetën” do të vazhdojnë.

Shkollat në Los Angeles dhe San Diego kanë pezulluar mësimin, ndërsa qindra fluturime janë anuluar

Më parë, një tërmet me magnitudë 5.1 goditi rajonin, duke tronditur banorët ndërsa po përgatiteshin për stuhinë ‘Hilary’, por nuk u raportuan dëme të mëdha.

Ekspertët thonë se ngjarjet e fundit jonormale të motit që godasin SHBA-në dhe vendet e tjera janë ndikuar nga ndryshimet klimatike.

LEXO EDHE: Ndryshimet klimatike shtojnë fatkeqësitë natyrore/ Kthejini diellin jetës suaj duke u siguruar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat