16.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarre të fuqishme në Spanjë, evakuohen 4 qendra të banuara

Zjarre të fuqishme në Spanjë, evakuohen 4 qendra të banuara

Një zjarr i madh pyjor ka goditur ishullin Kanarie në Tenerife.

Mediat spanjolle raportojnë se, zjarret çuan në evakuimin e katër qendrave të banimit.

Flakët kanë shpërthyer në agimin e së mërkurës së 16 gushtit duke përfshirë një sipërfaqe prej 130 hektarësh.

Qendrat e banuara të evakuuara janë Arrate, Chivisaye, Media Montaña dhe Ajafoña.

Rrugët e mbyllura janë TF 23 midis Las Lagunetas dhe El Portillo dhe TF 523 Carretera Los Loros.

Ekipet e zjarrfikësve janë të angazhuar për shuarjen e flakëve.

Muajt e verës priten me padurim për pushimet e planifikuara prej një viti por kjo stinë nuk ka vetëm rreze dielli dhe orë të gjata çlodhjeje. Fatkeqësisht, i nxehti është edhe moti më i favorshëm për zjarre të paplanifikuara dhe të padëshiruara.

Sipas studimeve, muajt me rrezikshmëri më të lartë për zjarre të tilla janë Maji, Qershori, Korriku dhe Gushti, kur temperaturat i kalojnë 40 gradët Celsius.

Në dekadën e fundit, kanë rënë mesatarisht 64,100 zjarre në vit në të gjithë botën. Çdo vit, këto zjarre djegin miliona hektarë, së bashku me ndërtesa të panumërta të shkatërruara dhe jetë të humbura.

Po sa të aftë jemi ne për t’iu përgjigjur situatave emergjente të zjarreve të përmasave të tilla?

Qeveritë vendore kanë pak ose aspak kapacitet për shuarjen e zjarreve. Sipas specialistëve, repartet zjarrfikëse veprojnë në terren me automjete 30 apo 40 vjeçare dhe personel të patrajnuar, ndërsa teknika është më e prapambetura në Europë. Sikur të mos mjaftonte kjo, numri i personelit të zjarrfikësve nuk kalon shifrën 1,500 për të gjithë territorin e Shqipërisë.

Ndaj e vetmja masë që duket se funksionon për t’u mbrojtur nga pasojat e dëmtimit nga zjarri, është sigurimi vullnetar nga zjarri, i cili nuk përfshin vetëm raste të katastrofave të tilla, por edhe rreziqet e përditshme që mund të na bëjnë gjëmën njësoj si zjarri i madh.

Rastet e dëmshpërblimeve, veçanërisht ato të periudhës së tërmeteve në vitin 2019, janë dëshmi shumë e mirë për qytetarët e një vendi që duhet të presë ende shumë për një infrastrukturë mbrojtëse dhe parandaluese ndaj zjarreve.

Mbrojtja financiare që fitoni me policën e Sigurimit nga Zjarri është e vetmja mbrojtje e garantuar dhe mund ta keni që sot për vetëm 5,000 Lekë në vit.

LEXO EDHE:  Mundi i një jete shkrumbohet për pak çaste/ Zjarri djeg vilën tre-katëshe në Kukës

 

Merrni një ofertë për sigurimin e banesës apo biznesit tuaj duke shkruar në Whatsapp: 0694038119

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat