Greqia lëshoi urdhra evakuimi për ishullin e Korfuzit ndërsa zjarret po përhapen në të gjithë destinacionin popullor turistik.
Evakuimet nga deti filluan në të gjithë ishullin, tha qeveria lokale të dielën në mbrëmje, ndërsa sot raportohet për 17 fshatra të evakuuar.
Temperaturat gjatë javës së kaluar kanë tejkaluar 40 gradë C në shumë pjesë të Greqisë.
Përveç Rodosit dhe Korfuzit, shërbimet e urgjencës po merren me zjarret në ishullin Evia, në lindje dhe Aigio, në jugperëndim të Athinës.