Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Përmet mbrëmjen e djeshme.
Një 45-vjeçar me iniciale G.H. banues në Tiranë, po udhëtonte me motor në fshatin Mbrezhdan të Përmetit kur humbi kontrollin mbi mjetin dhe doli nga rruga.
Si pasojë e plagëve, 45-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
LEXO EDHE: Sezoni turistik rrit aksidentet rrugore/ Brataj: Në Korrik deri në 14 në ditë