17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFundjava do të shënojë tjetër rekord temperaturash të larta

Fundjava do të shënojë tjetër rekord temperaturash të larta

Temperaturat e larta mbi normën mesatare do të vazhdojnë.

Madje metereologia Lajda Porja thotë se fundjava do të shënojë tjetër rekord.

Lajda Porja, metereologe: “Do të thoja që kjo valë, që mund të konsiderohet ndër valët më të egra dhe më të gjatë të shënuara në histori do të qëndrojë deri në fundin e korrikut. Pra deri nga data 27 korrik mbetemi nën ndikimin e kësaj vale, e cila është mirë-stacionuar tashmë prej shumë kohësh në të gjithë Evropën Jugore. Java tjetër do të jetë sërish me temperatura të larta. Pra, parashikohet që i nxehti të mbetet prezente deri në mesin e javës tjetër, ku do të kemi akoma ditë më të nxehta. Do të thoja që e shtuna do të jetë një ditë shumë e nxehtë, sepse në këtë fundjavë ne presim kulmin e këtyre temperaturave dhe të shtunën do të regjistrohet vlera më e lartë e kësaj vale, e cila do të jetë afërsisht 43 gradë celsius, kryesisht do ndihet jo më shumë se 43.2 gradë në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, që do të jenë zonat më të nxehta”.

Lajda Porja, metereologe: “Përsa i përket bregdetit, do të jetë në kushte shumë ideale. E shtuna do të jetë më e nxehtë, ndërsa e diela pak më e freskët me rreth 2 gradë më pak. Mëgjithatë bregdeti është në temperaturat 36 deri në 38 gradë celsius”.

LEXO EDHE: Sigurimi i Pronës në stinën e zjarreve / Ponari: Siguracionet nuk parandalojnë fatkeqësitë, ato paguajnë dëmin financiar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat