14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet“Digjet” Greqia por "më e keqja nuk ka ardhur ende"...

“Digjet” Greqia por “më e keqja nuk ka ardhur ende”…

Për të tretën ditë me rradhë zjarret po djegin sipërfaqe të mëdha pyjesh dhe tokash bujqësore në Atikë dhe rajone të tjera të Greqisë, ndërsa dy zjarre të tjera të mëdha, në ishullin Rodos dhe pranë qytetit jugor të Spartës, u aktivizuan ditën e djeshme.

Pavarësisht mbërritjes së së ndihmës nga BE dhe Izraeli, autoritetet helene nuk janë optimistë se flakët do të frenohen së shpejti.

Më e keqja nuk ka ardhur ende. Veçanërisht gjatë fundjavës, me temperatura që arrijnë në 45 gradë dhe lagështia nën 14%, çfarëdo që shtrihet në tokë është material i ndezshëm”, tha një zyrtar qeveritar për gazetën “Kathimerini”.

Bashkimi Evropian po nxiton me përforcime: përveç tre njësive të zjarrfikësve nga Bullgaria, Rumania dhe Malta tashmë funksionale në Greqi dhe katër avionë nga Franca dhe Italia, ekipe nga Polonia, Rumania dhe Sllovakia ndërsa sot pritet të mbërrijnë plot 220 zjarrfikës dhe 65 mjete.

Izraeli do të dërgojë gjithashtu dy avionë zjarrfikës për të ndihmuar.

Më shumë evakuime u urdhëruan të mërkurën në qytetin Mandra, 25 kilometra në perëndim të Athinës dhe në shumë lokalitete përgjatë autostradës që lidh Athinën me Korinthin, në perëndim. Tre fshatra u evakuuan gjithashtu në Rodos.

Për të dytën ditë, kryeministri Kyriakos Mitsotakis u njoh me situatën në qendrën e operacioneve të Mbrojtjes Civile, ndërsa anuloi edhe një udhëtim për në Bruksel.

Nga e enjtja do të ketë një tjetër valë të nxehti që do të arrijë kulmin në fundjavë duke shkaktuar vende-vende temperatura deri në 44 gradë. Rënia e valës së të nxehtit që pritet të hënën e ardhshme do të shoqërohet sërish me erëra të forta, një kombinim fatal të nxehti, thatësire dhe ere.

Çdo shkëndijë mund të shkaktojë një zjarr të madh, sepse erërat u japin hov prushit dhe flakëve dhe i shtyjnë shkëndijat në distanca të gjata, duke shkaktuar kështu burime të reja zjarri.

Ministri i Mbrojtjes Civile Vasilis Kikillas i bëri thirrje popullësisë që të jetë jashtëzakonisht vigjilente. Sipas zëdhënësit të zjarrfikësve rreziku është shumë i lartë mbi të gjitha në rajonin përreth Athinës, në Atikë, në ishullin e Kretës dhe në gadishullin e Peloponezit.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat