15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria nën “kthetrat” e të nxehtit, meteorologu: Vala do të vijojë deri...

Shqipëria nën “kthetrat” e të nxehtit, meteorologu: Vala do të vijojë deri në fund të muajit

Shqipëria është e përfshirë prej ditësh nga një valë e të nxehtit afrikan ku temperaturat arrijnë deri në 42-43 gradë Celsius.

Meterologu Hakil Osmani në një lidhje direkte për “Shqipëria Sot” ka dhënë detaje në lidhje me këtë valë të nxehti që sipas tij do të jetë prezente në vendin tonë deri në fund të muajit.

Osmani ndër të tjera ka theksuar se është e rëndësishme që të bëjmë kujdes pasi temperaturat në pikun e tyre mund të shkojnë edhe më shumë se 43 gradë.

“Edhe gjatë kësaj jave do të kemi këto temperature të nxehta, vala e të nxehtit pritet që të ngelet deri më datë 27 apo 28 të këtij muaji. Të enjten dhe të premten pritet që në vendin tonë temperaturat të shkojnë deri në 42 apo 43 gradë Celsius. Qytetet me temperaturat më të larta do të jenë Berati dhe  Gjirokastër me vlera 43.3 dhe 43.5 gradë.

Fundjava do të sjellë një rënie të lehtë me 1 apo me 1.5 gradë që do të jetë e pandjeshme, por sërish në javën e ardhshme do të kemi një rritje temperaturash, ku Elbasani, Gjirokastra Berati do të shënojnë 43 gradë dhe në Tiranë, Shkodër dhe në Fier me 42 gradë, por janë temperature të matura në hije se në diell janë shumë më të larta”, ka thënë ai.

Ndër të tjera Osmani është shprehur se është e rëndësishme që të gjithë personat që kanë zgjedhur të pushojnë pranë bregdetit të bëjnë kujdes me orët e dregës, pasi temperature e ajrit është 42 gradë dhe ajo e ujit 20 gradë që çon në rritjen e rrezikshmërisë për shëndetin.

“Edhe në bregdet temperaturat janë deri në 39 gradë, dhe nëse ne do të qëndrojmë në diell gjatë drekës ne do të përjetojmë temperaturat 42 apo 43 gradë, dhe të futemi në ujë ku temperatura do të jetë 20 gradë do të sjellë shumë problem. Është e mira që qytetarët është më mirë që në det të jenë më shumë gjatë pasditeve.

Bregdeti është një ndër zgjedhjet më të mira pasi temperaturat janë deri në 4 gradë më të ulëta, një tjetër zonë është edhe juglindja pasi temperaturat do të jenë deri në 37 gradë dhe përjashtim në këtë bën Kukësi me 41 gradë. E këshillueshme është që të vizitohet juglindja”, është shprehur Osmani.

Ndër të tjera meterologu ka theksuar se deri në fund të korrikut nuk pritet që të kemi prani të reshjeve në vendin tonë.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe valën e të nxehtit që ka përfshirë disa vende të Evropës, ku zjarret tashmë po kthehen në një problem në Spanjë, Greqi, Itali etj. Ai shprehet se këto fenomene lidhen me ndryshimet klimatike.

LEXO EDHE: Zjarret bëjnë namin në Greqi dhe Mesdhe, dëme të konsiderueshme/ Ende nuk e ke siguruar shtëpinë?!

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat