Një 31-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, në sens të kundërt, ka goditur tre automjete të parkuara.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.