17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarre të fuqishme në Greqi, digjen shtëpi dhe makina

Zjarre të fuqishme në Greqi, digjen shtëpi dhe makina

Më shumë se një mijë fëmijë janë evakuuar nga një kamp veror pas zjarreve që shpërthyen në Greqi. Bëhet fjalë për dy vatra të ndara zjarri, shkruan BBC.

Sipas mediave, fëmijët u evakuuan në qytetin bregdetar të Loutrakit që gjendet në Perëndim të Athinës.

Sapo zjarri u afrua në kampin e tyre, autoritetet u detyruan që të shpëtonin në total 1200 fëmijë.

Policia ka arrestuar një person që dyshohet se ndezi vatrën tjetër të zjarrit që ndodhet në Kouvaras. Kjo zonë pozicionohet në juglindje të kryeqytetit grek.

Parashikuesit e motit paralajmërojnë se rreziku për zjarre të tjera vijon të jetë i lartë.

LEXO EDHE: Temperaturat e larta, apeli për çdo qytetar: Mbroni pasuritë tuaja

Moti i nxehtë është po ashtu një faktor, që si në të gjithë Europën, edhe në Greqi ka shënuar rekorde në termometër.

Mediat raportojnë se zjarret janë ndihmuar edhe nga erërat e fuqishme. Qindra zjarrfikës po punojnë për t’i shuar ato.

Disa shtëpi dhe makina janë përfshirë nga flakët. Në fshatin Kalyvia, pranë Kouvaras, tymi bllokoi rrugën. Autoritetet ndihmuan në evakuimin e disa murgjve nga një manastir aty afër.

Ditët e fundit, në Greqi temperaturat kanë qenë mbi 40 gradë celsius. Akropolis, atraksioni më i famshëm turistik në Athinë, u mbyll gjatë orëve të drekës të premten dhe të shtunën për të mbrojtur vizitorët.

Situatë të vështirë me motin po kalojnë edhe Italia e Spanja.

“Temperaturat do të arrijnë pikun mes 19 dhe 23 Korrikut, jo vetëm në Itali, por gjithashtu në Greqi, Turqi dhe Ballkan. Disa rekorde nxehtësie mund të thyhen në këto zona gjatë këtyre ditëve”, tha meteorologu Giulio Betti.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat