Një aksident me pasojë vdekjen e një 22-vjeçari ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Vaqarrit në Tiranë.
22-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet i cili është futur në parakalim e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend të riun.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.