Dhurimi i gjakut, një mision kaq i rëndësishëm dhe fisnik, është kthyer në një traditë për kompaninë e sigurimeve, “UNIQA Maqedoni”.
Nën moton “Të dhurosh gjak do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë”, stafi i kompanisë dhuroi gjak për ti ardhur në ndihmë personave që kanë më shumë nevojë.
Të gjithë ne, familjarët apo miqtë tanë, kemi pasur nevojë në një moment në jetë për gjak.
Qëllimi i këtij aksioni të përvitshëm është edhe përcjellja e mesazhit te qytetarët dhe kompanitë e tjera sepse të dhurosh gjak do të thotë të shpëtosh jetë.
“UNIQA Maqedoni iu bashkua nismës për dhurimin e gjakut, duke ndihmuar të gjithë ata që kanë më shumë nevojë.
Ky mision, i cili synon sensibilizimin, është sa human ashtu edhe civil.
Shprehim mirënjohje për punonjësit e përkushtuar të Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, për profesionalizmin dhe përkushtimin që treguan në kryerjen e detyrës”, shkruan kompania në postimin e saj në rrjetet sociale.