14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Siguri financiare dhe komoditet për klientët"/ Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes SIGAL...

“Siguri financiare dhe komoditet për klientët”/ Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit mes SIGAL UNIQA Kosovë dhe BKT Kosova

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosovë dhe BKT Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për të ofruar shërbime të sigurimeve “Jetë” dhe “Jo-Jetë” për klientët e BKT Kosova.
Ky bashkëpunim synon të ofroj siguri të shtuar financiare dhe komoditet për klientët e BKT Kosova.
Në partneritet me Sigal Uniqa Group Austria Kosovë, BKT Kosova forcon përkushtimin e saj për të ofruar produkte dhe shërbime inovative që fuqizojnë individët dhe sigurojnë stabilitetin e tyre financiar.
Sigal Uniqa Group Austria Kosovë sjell një ekspertizë të lartë në ofrimin e shërbimeve të sigurimit në këtë bashkëpunim.
Me një reputacion të ndërtuar mbi besueshmërinë, SIGAL UNIQA, pjesë e “UNIQA Insurance Group”, është kompania e duhur e sigurimeve për të ofruar produktet më të mira në Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës.
SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë dhe BKT Kosovë, duke kombinuar ekspertizat dhe shërbimet e tyre, synojnë të ofrojnë një standard të lartë në sektorin financiar dhe të sigurimeve, duke krijuar një ndikim pozitiv në jetën e klientëve.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Kosova u krijua në vitin 2003 duke shënuar zbatimin e strategjisë për ndërkombëtarizimin e SIGAL sh.a (themeluar në vitin 1999 në Tiranë) përmes blerjes së një shoqërie ekzistuese sigurimi.

SIGAL UNIQA Group Austria Kosovë ka mbulon gjeografikisht të gjithë vendin përmes dhjetëra degëve dhe agjencive në çdo skaj të tij, ndërsa prej vitesh është brendi më i preferuar i qytetarëve për sigurimin e jetës, shëndetit, pronës dhe automjetit.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat