Punonjësit e kompanisë më të madhe të sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria kanë pastruar vullnetarisht zonën e plazhit të Currilave në Durrës duke kontribuar kështu për një mjedis të pastër.
Punonjësit e dy degëve të kompanisë në qytetin bregdetar kanë mbledhur dhjetërankg mbetje përgjatë vijës bregdetare të cilat më pas janë dërguar në vendgrumbullime të posaçme.
“SIGAL UNIQA ka patur gjithmonë në fokus kontributin në komunitet dhe ky aktivitet pastrimi është në përputhje me gjithë përfshirjen tonë të përgjegjësisë sociale në rajonin e Durrësit. Një iniciativë e tillë mjedisore është një përfitim për të gjithë, nga banorët lokalë tek turistët ndërkombëtarë, të cilët mund të shijojnë bukurinë e këtij vendi dhe bregdetin e saj të mrekullueshëm”, u shprehën drejtuesit e SIGAL UNIQA Group Austria në Durrës.
Aksioni në fjalë u përshëndet edhe nga themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë, z.Avni Ponari.
“Jemi shumë të lumtur që kontribuojmë për nisma të tilla të dobishme, si pastrimi i plazhit dhe presim me padurim më shumë nisma të tilla. Fushata e pastrimit të plazhit është pjesë e iniciativave të SIGAL UNIQA, që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet mjedisore”, u shpreh z.Ponari.
Javët e shkuara punonjësit e SIGAL UNIQA ndërmorrën aksione pastrimi në bregdetin e Lezhës dhe atë të Vlorës.
LEXO EDHE: Së bashku në mbrojtje të mjedisit/ Punonjësit e SIGAL UNIQA aksion pastrimi në plazhet e Vlorës