15.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetInvestitorët të shqetësuar për krizën e tregut, nafta në nivelin më të...

Investitorët të shqetësuar për krizën e tregut, nafta në nivelin më të lartë nga 2014

Nafta po qëndron në rënie të lehtë në sesionin e sotëm, megjithatë po tregtohet në nivelin më të lartë që nga viti 2014. Investitorët janë të shqetësuar për krizën në tregun e energjisë, ndërsa çmimet vijojnë të mbështeten nga vendimi i OPEC+ për të vijuar me rritjen graduale të prodhimit. Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi, niveli më i lartë që nga nëntori i vitit 2014.

Ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 82.5 dollarë për fuçi. Të hënën, OPEC+ vendosi të respektojë marrëveshjen e arritur në muajin korrik për rritjen graduale të prodhimit me 400 mijë fuçi në ditë, çdo muaj, deri në prill të vitit 2022. Në anën tjetër, OPEC+ paralajmëroi se vala e radhës e infektimeve me Covid-19 mund të dëmtojë rimëkëmbjen e kërkesës.

Gjatë këtij viti, ndërkohë, çmimet e naftës janë rritur me më shumë se 50%, duke shtuar presionet inflacioniste në konsumatorët më të mëdhenj të naftës, si Shtetet e Bashkuara, Kina dhe India. Ndër zhvillimet e tjera, të dhënat jozyrtare të publikuara në SHBA treguan se rezervat e naftës bruto u rritën me 951 mijë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 1 tetor. Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat