11.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarri përpin pyllin në Bubq, digjet magazina e rëndësishme e zonës

Zjarri përpin pyllin në Bubq, digjet magazina e rëndësishme e zonës

Një sipërfaqe pylli në fshatin Bubq ka marrë flakë dhe zjarri i favorizuar nga era ka depërtuar brenda një magazine me bazë ushqimore për blegtorinë.

Për pasojë magazina është djegur tërësisht dhe zjarri vijon. Të dy zjarrfikëset e Krujës ndodhen në vend për të lokalizuar flakët në mënyrë që të mos i afrohen banesave që ndodhen pranë vatrës së zjarrit.

Nga burime paraprake, mendohet se zjarri mund të jetë vënë nga pakujdesia.

Ngjarje të tilla na risjellin në vëmendje rëndësinë e sigurimit të pronës nga zjarri.

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI nga SIGAL UNIQA Group Austria?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:
· Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
· Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
· Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
· Zjarri i ardhur nga fqinji.

Siguruesi mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

Çdo strukturë që ka një çertifikatë pronësie mund të mbulohet në sigurim.

Si funksionon sigurimi nga zjarri?

Në rast zjarri në pronën tuaj, ju duhet të dorëzoni një kërkesë për dëmshpërblim me kompaninë e sigurimit. Sigurohuni që të fotografoni të gjithë pasurinë e dëmtuar për të dokumentuar çdo gjë lidhur me dëmin e pësuar. Kompania do të dërgojë një vlerësues dëmi në shtëpinë tuaj për të vlerësuar dëmin. Verifikoni identitetin e tyre kur ata të mbërrijnë, duke qenë se, mashtrimet nuk janë të pazakonshme dhe ta shoqëroni vlerësuesin e dëmeve nëpër pronën tuaj për t’u siguruar që ata të shikojnë dhe regjistrojnë çdo gjë. Kur të merrni vlerësimin nga siguruesi, kujdesuni që të rishikoni çdo gjë dhe të krahasoni policën tuaj për t’u siguruar që të merrni mbulimin për të cilin keni paguar.

Çfarë nuk mbulon sigurimi nga zjarri?

Polica e sigurimit të shtëpisë suaj do të paguajë për dëmet që ka pësuar prona juaj deri në shumat e siguruara nga zjarri. Shumica e policave përjashtojnë dëmet e shkaktuara nga lufta, rrezatimet bërthamore, dhe rreziqe të tjera. Nëse pronari i shtëpisë i vendos zjarrin në mënyrë të qëllimtë shtëpisë, dëmet e shkaktuara nga zjarri nuk mbulohen.

Në varësi të vendit ku jetoni, polica juaj mund të përjashtojë dëmtimet nga zjarri apo t’ju faturojë prime më të larta. Nëse ju jetoni në një zonë të rrezikuar nga zjarri, për shembull, ju mund të jeni subjekt i disa kufizimeve të caktuara apo të merrni masa paraprake për minimizimin e riskut.

Pagesa në kesh dhe vlera e riparimit dhe kthimit në gjendjen para dëmit
Është e rëndësishme të dini se polica e sigurimi paguan vlerën e demit në para kesh apo koston e zëvendësimit për dëmtimin e pasurisë gjatë një zjarri. Nëse ju e keni siguruar pronën për një vlerë më të ulët sesa vlera e pasurisë, kjo mund të mos mjaftojë për riparimin e dëmit dhe kthimin në gjendjen e mëparshme apo zëvendësimin e artikujve të demtuar. Duhet minimalisht që ju të shtoni një opsion mbulimi për t’i siguruar asetet të paktën në koston e zëvendësimit.

Sigurimi nga zjarri për bizneset

Kjo përfshin dëmtimin ndaj ndërtesës së biznesit tuaj, strukturave të bashkuara apo të ndara/shkëputura, pajisjet e zyrës, makineritë dhe inventarin. Shumica e policave të sigurimit të bizneseve do të paguajnë gjithashtu për shpenzime operacionale shtesë nëse ju duhet të zëvendesoni operacionet e biznesit tuaj në një vendndodhje të përkohshme. Pra mund te ofrohet edhe mbulim shtese nga Nderprerja e biznesit. Është e rëndësishme që të mbani një inventar të përditësuar të pajisjeve të biznesit dhe të artikujve të tjerë me vlerë të biznesit tuaj. Gjithashtu ju duhet që t’i mbani dokumentet e rëndësishme të biznesit tuaj në një vend të sigurt, në mënyrë që ato të mund të mos shkatërrohen nga zjarri.

A kam nevojë për sigurimin nga zjarri?

Shtëpia juaj është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i shtëpisë (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) ju mbron nga një shkatërrim financiar. Nëse ju keni një kredi, juve do t’ju kërkohet automatikisht që të blini sigurimin e shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një kredi të tillë. Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri. Vetëm sigurohuni që polica juaj e sigurimit të përfshijë edhe sigurimin nga zjarri.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat