14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetZjarr i madh në Athinë, dëme të mëdha në biznese / Teksa...

Zjarr i madh në Athinë, dëme të mëdha në biznese / Teksa temperaturat rriten, Sigurimi i Pronës më i nevojshëm se kurrë

Një zjarr i madh ka rënë në qendër të Athinës orët e para të mëngjesit të kësaj të marte duke krijuar jo pak panik mes banorëve dhe turistëve të shumtë që vizitojnë këtë periudhë kryeqytetin helen.

Si pasojë e flakëve u dogj një dyqan ndërsa u dëmtuan dy të tjerë.

Ndërkohë një person u dërgua në spital pasi pati probleme me frymarrjen nga tymi i madh që përfshiu zonën.

Për shuarjen e flakëve u angazhuan forca të shumta zjarrfikëse. Por vetëm pas afro dy orësh zjarrfikësit mundën ta fiknin zjarrin.

Europa pritet të përballet me temperatura shumë të larta

Ky vit ka nisur tashmë me më shumë thatësi se zakonisht.

Në disa vende ka patur thatësira, në disa të tjera përmbytje pasi uji i grumbulluar nga reshjet e shiut nuk absorbohej lehtësisht nga toka tejet e tharë.

Kjo thatësirë e hershme e pazakontë, së bashku me temperaturat në rritje që po regjistrohen tani në Evropë janë natyrisht një nxitës kryesor i zjarreve në pyje.

ÇFARË ËSHTË SIGURIMI NGA ZJARRI DHE PSE NEVOJITET?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
  • Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji.

A kam nevojë për sigurimin nga zjarri?

Shtëpia juaj është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i shtëpisë (duke përfshirë sigurimin nga zjarri) ju mbron nga një shkatërrim financiar.

Nëse ju keni një kredi, juve do t’ju kërkohet automatikisht që të blini sigurimin e shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një kredi të tillë.

Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri. Vetëm sigurohuni që polica juaj e sigurimit të përfshijë edhe sigurimin nga zjarri.

Çmimi? 

Sigurohuni dhe mos lejoni që mungesa e një plani mbrojtjeje të shkatërrojë pasurinë tuaj, të cilën e keni ndërtuar me shumë mund.

Siguroni apartamentin, shtëpinë private apo vilën pa qenë nevoja të paraqiteni në një zyrë SIGAL UNIQA por direkt nga celulari apo laptopi juaj, në pak minuta.

Hyni në www.sigal.com.al dhe blini direkt nga celulari siguracionin e shtëpisë. Shpejtë, Thjeshtë dhe Sigurt.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat