Një aksident me vdekje është regjistruar në aksin rrugor Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Nevicisht ku një automjet është përplasur me një trajler.
Për pasojë ka humbur jetën shoferi i makinës tip veturë, 63-vjeçari, Ilir Duni. Ky i fundit mësohet se është punonjës policie.
Si pasojë e përplasjes së fortë, makina ku udhëtonte viktima ka marrë flakë. Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të shuar zjarrin.
Për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, në vendngjarje ka mbërritur një grup hetimor, i cili po kryen verifikimet e nevojshme për zbulimin e shkakut të përplasjes.
LEXO EDHE: Në flakë prej 5 ditësh, as avionët nga Greqia nuk arrijnë të shuajnë zjarrin në Malin e Çikës