Dy punonjës përfunduan në spital ditën e djeshme teksa ashensori ku po punonin u shkëput.
Ngjarja ndodhi në një pallat në ndërtim në qytetin e Krujës ndërsa sipas Policisë, dy punëtorët, një shqiptar dhe një turk, mbetën të plagosur pasi shkëputjes së platformës së ashensorit që po montonin.
Pas ngjarjes është arrestuar drejtuesi teknik i firmës ndërtuese.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin M. B., 48 vjeç, banues në Tale, Lezhë, drejtues teknik i një firme ndërtimi. Ditën e djeshme, në lagjen “Zim Zenel”, Krujë, në një pallat që ndërtohet nga një firmë me drejtues teknik shtetasin M. B., gjatë procesit të punës për montimin e ashensorit, është shkëputur platforma e ashensorit dhe si pasojë janë dëmtuar shtetasit A. B., 52 vjeç dhe shtetasi turk Z. S., 50 vjeç. Dy të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedural”, njofton policia.
PSE NEVOJITET SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE
Pavarësisht nivelit arsimor që keni apo përvojës në punë, ndodh që edhe profesionistët mund të gabojnë. Por shpeshherë këto gabime kanë kosto të mëdha financiare dhe ligjore.
Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale ofrohet për të mbuluar të siguruarin në rast dëmtimesh që ai i shkakton shëndetit ose pronës së të tretëve si pasoje e neglizhences gjatë ushtrimit të veprimtarisë së tij profesionale ose gjatë këshillimit të të tretëve.
Sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale luan një rol të rëndesishëm në ekonomi dhe shoqëri. Ai i mbron individët dhe kompanitë nga humbjet që mund të mos jenë në gjendje t’i paguajnë duke siguruar një mekanizëm, përmes të cilit palët e treta përfitojnë kompensim për dëmet që u janë shkaktuar.
CILAT PROFESIONE DUHET TA KENË KËTË SIGURIM
- Arkitektët
- Inxhinierët
- Teknikët e punimeve
- Noterët
- Avokatët
- Mjekët
- Infermierët
- Vlerësuesit e pasurive të paluajtshme etj
Duajeni profesionin tuaj por edhe siguroje atë…
Për më shumë informacion, shkruani në:
E-mail: [email protected]
Whatsapp: 068 606 2829