4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet1128 euro për m2 për Tiranën, 837 euro për m2 për zonat...

1128 euro për m2 për Tiranën, 837 euro për m2 për zonat bregdetare…/ Ja rritja e çmimeve të pronave në zonat kryesore të Shqipërisë

Çmimi mesatar i banesave në gjysmën e parë të vitit të kaluar ishte mesatarisht 1128 euro për m2 për Tiranën, 837 euro për m2 për zonat bregdetare dhe 724 euro për m2 në zonat e brendshme të vendit.

Një material kërkimor i përgatitur nga specialisti i Departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, Orion Garo, merr në vlerësim dinamikën e çmimeve të banesave për periudhën nga janari 2017 deri në qershor 2022, bazuar në çmimet e listuara në një nga portalet kryesore të publikimit të njoftimeve për Shqipërinë, njoftime.com.

Madhësia e kampionit përbëhet nga 30,467 njoftime, që u referohen vetëm banesave, pa përfshirë në analizë pronat për qëllime tregtare.

Transaksionet e listuara janë ndarë në tre zona kryesore për qëllime të vlerësimit të çmimeve, në zonën e Tiranës, Bregdetit dhe zonave të brendshme të vendit.

Megjithatë, kampioni i të dhënave dominohet dukshëm nga zona e Tiranës, me 86% të transaksioneve të listuara, e ndjekur nga Bregdeti, me 9% dhe zonat e tjera të vendit me vetëm 5%.

Analiza e të dhënave konfirmon se çmimet janë rritur me ritme të shpejta, sidomos pas pandemisë.

Krahasuar me gjysmën e parë të 2021, rritja e mesatareve të çmimeve për Tiranën ishte 15.6%, për Bregdetin ishte 9.6%, dhe për zonat e brendshme ishte 18.3%.

Kjo tregon se rritja më e shpejtë e çmimeve ka ardhur në zonat jashtë Tiranës dhe Bregdetit, ku edhe kërkesa është më e përqendruar.

Megjithatë, analiza e të dhënave ka treguar se në fakt çmimet në zonat e tjera të vendit kanë qenë të pandryshuara për periudhën nga viti 2017 deri në mesin e vitit 2020, kur cikli i përgjithshëm i rritjes së çmimeve është reflektuar edhe në këto zona, duke sjellë një rritje më të fortë, por nga një bazë më e ulët.

LEXO EDHE: Ndërtimi, “lokomotiva” e ekonomisë/ Dy vitet e fundit banesat u shtrenjtuan me 40% në Tiranë dhe bregdet

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat