Një 50 vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht ditën e sotme nën Sarandë.
Paraprakisht bëhet me dije se ky shtetas ka qenë duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë aksidentalisht nga lartësia. Si pasojë e dëmtimeve të marra 50-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Sarandë/Informacion paraprak:
Rreth orës 11:30, në lagjen nr.1, Sarandë, shtetasi rreth 50 vjeç, duke punuar në një pallat në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.