14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet4-mujori i parë 2023, AMF: Sigurimet e Jo-Jetës 91.67% të vëllimit...

4-mujori i parë 2023, AMF: Sigurimet e Jo-Jetës 91.67% të vëllimit të primeve, të Jetës 8.31%

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF) publikoi ditën e sotme raportin mbi ecurinë e tregut të sigurimeve në Shqipëri për 4-mujorin e parë 2023.

Sipas raportit, të ardhurat nga primet e shkruara bruto të sigurimit për muajin janar-prill 2023 kapën vlerën 6,819 milionë lekë, ose 16.75% më shumë se në janar-prill  2022.

Gjatë së njëjtës periudhë numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 384,225  me një rritje prej 14.31% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Tregu shqiptar i sigurimeve mbetet i orientuar tek Sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 91.67% të vëllimit të përgjithshëm të primeve ndërsa Sigurimet e Jetës 8.31%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 46.69% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 53.31% të totalit të tregut.

Gjatë 4-mujorit të parë 2023, dëmet e paguara bruto në tregun e sigurimeve, arritën në rreth 2,108 milionë lekë, ndikuar kryesisht nga efektet e dëmeve në sigurimin e pronës.

Për të mësuar gjithçka rreth tregut të sigurimeve në Shqipëri për 4-mujorin e parë 2023 klikoni KËTU.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat