Sëmundjet e qarkullimit të gjakut mbeten shkaktari kryesor i vdekjeve në Shqipëri duke e zgjeruar gjithnjë e më shumë kontributin në totalin e vdekjeve.
INSTAT raportoi sot se numri i vdekjeve të regjistruara në Shqipëri gjatë vitit 2022, është 23.998, duke shënuar një rënie prej 21,3% vdekje më pak, krahasuar me vitin e kaluar.
Sipas gjinisë, u regjistruan 12.921 vdekje për meshkujt dhe 11.077 vdekje për femrat.
Vdekjet nga grupsëmundja “Aparati i qarkullimit të gjakut” zë peshën më të madhe në totalin e vdekjeve të regjistruara, dhe vazhdon të jetë shkaku kryesor i vdekjeve.
Në vitin 2022, më shumë se gjysma e vdekjeve (54,5%) kishin këtë shkak kryesor, teksa një vit më parë zinin 52.4% .
“Sëmundjet kronike të zemrës” (42,2%), “Sëmundjet të enëve të trurit” (22,5%) dhe “Sëmundjet ishemike të zemrës” (22,3%) zënë peshën më të madhe të vdekjeve në grupsëmundjen “Aparati i qarkullimit të gjakut”.