Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti fatal mbrëmjen e sotme në zonën e Baldushkut në Tiranë.
Sipas policisë, i mituri ishte duke drejtuar një makinë tip “Benz”, kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.
Informacion paraprak nga policia:
Më datë 22.05.2023, rreth orës 22:30, në Baldushk, shtetasi Sh. V., 17 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e aksidentit drejtuesi i automjetit, shtetasi Sh. V., ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.