9.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeKriza me emigrantët, OJT-të akuza të rënda Evropës: Po i lini të...

Kriza me emigrantët, OJT-të akuza të rënda Evropës: Po i lini të vdesin në det

Italia po përballet me fluksin më të madh të emigrantëve që nga viti 2017. Mbi 900 refugjatë kanë vdekur që nga janari duke u përpjekur të kalonin Mesdheun.

OJQ-të akuzojnë Evropën dhe institucionet se i lënë refugjatët që ikin nga konflikti dhe varfëria të vdesin në det.

Më shumë se 45,000 emigrantë kanë mbërritur në Itali deri më tani këtë vit, duke shënuar numrin më të lartë që nga viti 2017. Si përgjigje, koalicioni i qendrës së djathtë të vendit ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka përsëritur thirrje për më shumë solidaritet brenda Bashkimit Evropian për të trajtuar këto flukse migratore.

Emigrantët që mbërrijnë atje duhet të qëndrojnë vetëm për disa ditë në mënyrë që të identifikohen dhe të dërgohen në qendrat e pritjes ose të riatdhesimit. Por të ardhurit shpesh përfundojnë duke qëndruar për shumë më gjatë.

Qendra është konceptuar për të akomoduar 400 emigrantë, por nganjëherë ajo pret më shumë se tre mijë njerëz.

Sipas OJQ-ve, sistemi i pritjes në Itali menaxhohet keq dhe janë të miturit ata që përballen me rreziqet më të mëdha.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat