Banorët e Heraklionit janë alarmuar mbrëmë për shkak të lëkundjeve që nisën dhe kanë tronditur pjesën jugore të prefekturës duke kulmuar me tërmetin e fortë prej 5.1 të shkallës Rihter.
Thellësia fokale ishte 8.9 kilometra dhe lëkundjet u ndjenë edhe në Rethymnon dhe në Kretën lindore. Zona vazhdoi të dridhej gjatë gjithë natës duke dhënë të paktën 25 pasgoditje.
Pak pas mesnatës së të enjtes, në zonën e Kaminias, në Heraklion, siç raportojnë dëshmitarët në Cretalive një pjesë betoni e çatisë u shemb nga një shtëpi, duke shkatërruar edhe një ballkon.
Sipas asaj që është bërë e ditur, në katin përdhes të këtij pallati jeton një familje që në atë kohë ndodhej brenda shtëpisë! Për fat të mirë, siç raportohet, nuk ka pasur të lënduar! Ngjarja u regjistrua menjëherë pas tërmetit 5.1 Rihter që u ndje edhe në qytetin e Heraklion.
Në dy orët e para pas tërmetit me magnitudë 5.1 u regjistruan rreth 10 pasgoditje, nga të cilat tre kaluan magnitudën 3 (magnitudë 3.5 në 22:55, 3.1 në 23:33 dhe 3.2 në 23:51), ndërsa deri në orën 03:00 të premten në mëngjes, pasgoditjet kishin arritur në 18 me magnitudën më të fuqishme 4.3 që ndodhi në orën 02:53, sipas Institutit Gjeodinamik.
Në orën 02:20 kishte ndodhur pasgoditja e 17-të me magnitudë 3.9 Rihter, ndërsa i kishin paraprirë dy të tjera me të njëjtin intensitet.
Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra ndodhej 6 kilometra në jug-perëndim të Moiras në Heraklion, në të njëjtin vend ku ndodhi tërmeti 5.1 Rihter.Nga ana e tij, sizmologu Gerasimos Papadopoulos, me postimin e tij në Facebook, theksoi se: “kërkohet monitorim dhe vlerësim shumë i kujdesshëm nga shkencëtarët dhe masa mbrojtëse nga autoritetet vendore, siç parashikohet në planin operacional EGLADOS”.