17.5 C
Tirana
Friday, October 18, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet"Miliarda euro dëme"/ Pamje të tmerrshme nga Italia, përmbytje e rrëshqitje dheu

“Miliarda euro dëme”/ Pamje të tmerrshme nga Italia, përmbytje e rrëshqitje dheu

Prej dy ditësh, pjesa më e madhe e rajonit të Emilia Romagna-s në Itali është përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, të cilat i kanë marrë jetën të paktën 9 personave.

Edhe pse reshjet kanë pushuar momentalisht, mediat italiane raportojnë se zonat e përmbytura janë zgjeruar gjatë natës në Ravena, një nga më të goditurat nga moti i keq.

“TgCom” shkruan se evakuimet kanë vijuar edhe gjatë natës në zonën e Castel Bolognese e në Ravena, ku ka pasur probleme edhe me ujin e pijshëm.

Qendra historike e Lugos, në zonën e Ravenës, është përmbytur. Aty uji ka arritur një nivel më shumë se një metër.

Mbi 13 mijë persona janë evakuuar, ndërsa 50 mijë kanë mbetur pa energji elektrike. Shkollat ​​mbeten të mbyllura në shumicën e bashkive të prekura, veçanërisht në zonat e Bolonjës dhe Ravenës.

Bonaccini: “Dëme miliarda euro, do të jetë një punë e madhe”

Përmbytja në Emilia-Romagna kanë shaktuar dëme të paktën “në disa miliardë euro”. Kështu shprehet presidenti i Rajonit, Stefano Bonaccini.

Do të jenë dëme  disa miliardë euro. 30 milionët e akorduara nga qeveria janë të mirëseardhura dhe e falenderoj për vendosjen e menjëhershme në dispozicion. Por këtu flasim për një miliardë euro dëme.

Dëmi ishte edhe më i madh se sa pritej. Fatmirësisht ne dhamë alarmin e kuq 24 orë më herët, përndryshe do të ishte një tragjedi edhe më dramatike.

Për të rikuperuar do të duhet një punë e madhe. Ka qindra rrugë për të riparuar, ka nevojë për të kompensuar bizneset dhe qytetarët e prekur dhe më pas të fillojë përsëri aktiviteti”.

LEXO EDHE: Bota po “mbinxehet” – Temperatura më të larta, stuhi më intensive dhe zjarre/ Ndryshimet klimatike kërcënojnë edhe Shqipërinë

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat