14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetNuk vazhdohet më me “Larg qoftë”/ Ngjarja e Kuçovës duhet të na...

Nuk vazhdohet më me “Larg qoftë”/ Ngjarja e Kuçovës duhet të na shkundë të gjithëve. Prona nuk mund të lihet më pa mbrojtje

Një ngjarje e rëndë u shënua gjatë fundjavës në Kuçovë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në banesën e një çifti të moshuarish, humbi jetën 84-vjeçarja ndërsa u dëmtua thuajse e gjitha ndërtesa.

Siç shihet edhe në fotot e mësipërme, vala goditëse e shpërthimit ka qenë shumë e fortë duke e kthyer shtëpinë në të pabanueshme.

Sa herë shohim lajme të tilla na lind pyetja: “Sa familje shqiptare ndodhen para këtij rreziku?”

Padyshim që janë shumë dhe si rrjedhojë ky fakt i lë ata të zbluar dhe të pambrojtur.

LARG QOFTË!

Me këto fjalë përpiqemi të largojmë gjithmonë nga vetja një parashikim të frikshëm apo një ngjarje të padëshiruar, por a ndikojnë vërtetë këto fjalë në ndryshimin e rrjedhës së jetës? A e pengon kjo “lutje” ndodhjen e ngjarjeve që duam të shmangim?

Larg qoftë sëmundja, larg qofshin aksidentet me makinë, larg qoftë tërmetet, larg qoftë zjarret por pavarësisht kësaj, aksidentet, tërmetet dhe zjarret ndodhin.

Por pyetja që ngremë të gjithë është se, çfarë mund të pengojë ndodhjen e ngjarjeve të tjera të papritura dhe të padëshiruara?

Jeta është e paparashikuar. Në gjithë paparashikueshmërinë e saj, njeriu nuk i është dorëzuar kurrë, por gjithnjë ka luftuar të gjendet i përgatitur përballë ndodhjes së ngjarjeve të mundshme. Ndër vite ka rritur vigjilencën ndaj sëmundjeve, ka ndërtuar sisteme për t’u mbrojtur nga kushtet atmosferike, ka ndërtuar banesa më të forta, ka përparuar në shkencën e mjekësisë e kështu me radhë, por nuk ka arritur dot të ndalojë katastrofat natyrore apo të shmangë vdekjen.

Individët, familjet apo bizneset përpiqen të ruajnë një fond rezervë për ngjarjet e jashtëzakonshme, por sado të kenë kursyer dhe vënë para mënjanë, ashpërsia e goditjes mund të jetë shumë herë më e madhe se këto fonde emergjence.

Kështu, për të mbuluar riskun e mospërballimit financiar të ngjarjeve të papritura, shoqëritë e sigurimit kanë qenë mekanizmi mbrojtës i stabilitetit ekonomik të bizneseve dhe familjeve ndër shekuj. Nëpërmjet transferimit të këtij risku financiar, fitohet siguria e vazhdimësisë së jetës edhe në kushtet e pazakonta me të cilat mund të përballet i siguruari.

Sigurimi i Pronës i jep mundësinë familjeve apo bizneseve të vazhdojnë jetën e tyre aty ku e kanë lënë dhe riparimin e çdo dëmi, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

Larg qoftë! por në çdo rast, është mirë që çdo pronë e jona të ketë një Siguracion.

Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Pronës nga Zjarri?

Sigurimi nga Zjarri është ndoshta një nga sigurimet që i shërben gamës më të gjerë të shërbimeve të sigurimit.

Sigurimi nga Zjarri është një shërbim sigurimi që mund të preferohet për shtëpinë, vendin e punës, magazinë, zona të brendshme dhe të jashtme ose çdo vend që mund të mendoni.

Shtëpia ose Prona juaj është një nga investimet më të rëndësishme, dhe sigurimi i saj nga zjarri, ju mbron nga një shkatërrim financiar. Nëse ju keni një kredi, juve do t’ju kërkohet automatikisht që të blini sigurimin e shtëpisë, por është një ide e mirë që ta keni atë edhe nëse nuk keni një kredi të tillë. Nëse ju nuk keni mundësi që të mbuloni kostot e rindërimit të shtëpisë tuaj dhe zëvendësimin e humbjes së tyre nga vet xhepi juaj, sigurimi i shtëpisë është një domosdoshmëri.

Cilat janë mbulimet?

Ky sigurim mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit nga një numër burimesh.

Këto përfshijnë zjarre të shkaktuara nga:

  • Energjia elektrike: të tilla si instalimet elektrike të gabuara apo mbinxehja e kabllove të përçimit të elektricitetit);
  • Shpërthimet e gazit (lirimi i gominave të tubacioneve si pasojë e mbingrohjes dhe rrjedhja e tyre);
  • Zjarri i shkaktuar nga rrufeja që bie direkt mbi objekt, zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;
  • Zjarri i ardhur nga fqinji.

Kompania e Sigurimit mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

Arsyet mbi rëndësinë e Sigurimit të Pronës

Mbron Shtëpinë

Funksioni kryesor i sigurimit të pronës është të ofrojë mbrojtje për shtëpinë tuaj dhe përmbajtjen e saj.

Mbrojtja për pronën tuaj mbulon të gjitha llojeve të rrezikut të dëmeve të shkaktuara nga zjarri, fatkeqësitë natyrore ose faktorë të tjerë. Ai gjithashtu mbulon rrezikun e humbjes për shkak të vjedhjes ose veprimeve të tjera kriminale.

Ofron një ndjenjë sigurie

Ekzistenca e mbrojtjes së sigurimit të pronës kundër rreziqeve të pasigurta të humbjes siç janë zjarri, fatkeqësitë natyrore, vjedhjet, dhe kështu me radhë ju jep një paqe mendore dhe siguri si pronar i aseteve.

Nëse ato rreziqe ndodhin dhe ju pësoni humbje, kompania e sigurimeve do të japë kompensimin e duhur dhe ju nuk do të humbisni asgjë.

Ju mban larg shqetësimeve financiare

Imagjinoni nëse e gjithë ndërtesa e shtëpisë tuaj dhe mobiljet e saj digjen. Ju me siguri do të pësoni një humbje të madhe financiare. Kostot e riparimit dhe zëvendësimit për të gjitha ato prona janë sigurisht të konsiderueshme.

Sigurimi i pronës ju kompenson për atë humbje, në mënyrë që gjendja juaj financiare të mos cënohet

Ju ofron një vend të përkohshëm për të qëndruar

Nëse rreziku i humbjeve ndodh dhe ju shkakton humbjen e shtëpisë tuaj, sigurimi i pronës ju ofron një vend të përkohshëm për të qëndruar falas ose t’ju kompensojë për tarifën e qirasë së vendit të përkohshëm.

Sigurimi i Pronës kushton duke nisur nga vetëm 5,000 Lekë në vit ose rreth 25 Lekë në ditë. Pse jeni akoma duke e  lënë pa mbrojtje pronën tuaj?

Sigurohuni përpara se të jetë shumë vonë!

Blini tani, online, policën e Sigurimit për Pronën tuaj ose për çdo pyetje shkruani në:

WhatsApp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]

LEXO EDHE: VIDEO/ Si të blesh online siguracionin që të nevojitet dhe të fitosh dhurata çdo muaj

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat