Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Pukë-Fierzë mbrëmjen e së enjtes.
Automjeti që drejtohej nga shtetasi R.I, ka dalë nga rruga duke rënë në lumin e Arrëzit.
Si pasojë janë lënduar jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit shtetasi R. I., 73 vjeç, shtetasi A. D., dhe shtetasja L. D, pasagjerë në automjet të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pukës për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, bën me dije policia.