7.5 C
Tirana
Saturday, November 23, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetFundjavë pozitive për monedhat kryesore, njihuni me ndryshimet në këmbimin valutor

Fundjavë pozitive për monedhat kryesore, njihuni me ndryshimet në këmbimin valutor

Monedha europiane e ka mbyllur këtë javë pozitivisht pasi ka kapur këtë mëngjes kuotën e 111 lekë në raport me një ditë më parë teksa është blerë sot me 111 lekë dhe është shitur me 111.6 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal Dollari amerikan vijon të mbetet relativisht i dobët në raport me Lekun pasi krahasuar me dje është blerë këtë të premte me 100.4 lekë dhe është shitur me 101.3 lekë.

Franga zvicerane ka regjistruar rritje këtë fund jave pasi në raport me ditën e enjte është blerë sot me 113 lekë dhe është shitur me 114 lekë duke e mbyllur këtë periudhë 7-ditore në kuota pozitive.

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar rritje të kuotës pasi krahasuar me ditën e djeshme është blerë sot me 126.2 lekë dhe është shitur me 127.4 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat