0.5 C
Tirana
Monday, November 25, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetSa është rritur pensioni mesatar në 2022? Në qytet vetëm me 91...

Sa është rritur pensioni mesatar në 2022? Në qytet vetëm me 91 lekë. A mjafton?

Indeksimi  me 9.5 % i kryer nga qeveria në vitin 2022 si pjesë e paketës së rezistencës sociale solli dhe ndryshimin në nivelin e pensionit mestar në vend. Për kategori të ndryshme ky indeksim u përkthye në vlera të ndryshme.

Nga të dhënat e Sigurimeve Shoqërore për vitin 2022, për pensionet mesatare urbane rezulton se ky indeksim u përkthye në 91 lekë më shumë për pensionin e pleqërisë duke arritur vlerën 17,350 lekë.

Kjo është dhe kategoria e cila përfitoi më pak në qytet.

Ndërkohë me 875 lekë më shumë u rrit pensioni i invaliditetit (15,939 lekë) dhe 658 lekë më shumë për atë familjar i cili në 2022 arriti vlerën 8,118 lekëve.

Nga ana tjetër në zonat rurale ky indeksim përfshiu një rritje të pensionit mesatar të pleqërisë me 693 lekë më shumë duke arritur vlerën e 10,349 lekëve.

Pensioni i Invaliditetit në fshat u rrit me 85 lekë (8,280 lekëve) i cili krahasuar edhe me qytetin pësoi rritjen më të ulët.

Indeksimi i pensioneve u krye në dy faza në 2022 si një masë për përballimin e krizës, ku për herë të fundit indeksimi nga qeveria u rregjistrua në muajin shtator me 6%.

Numri i pensionistëve në zonat urbane regjistroi një rritje në 2022 me 19,386 persona më shumë ndërsa në zonat rurale një ulje me 6, 276 persona.

Aktualisht 585,809 pensionistë jetojnë në qytet dhe 101,114 në fshat.

A mjaftojnë këto shifra që një pensionist të jetojë i qetë financiarisht?

Rritja e pensioneve mbetet një kërkese e vazhdueshme e të moshuarve të cilët janë një nga kategoritë që rritja e çmimeve ka ndikuar jo pak në shpenzimet e tyre mujore.

E mora pensionin e shpërblimin, po ndihmë hiç asgjë. Çfarë do bëj unë me ato 50 mijë lekë? 100 pension”; “Nuk e kam marrë ende. Nuk është i mjaftueshëm. Me 5 mijë lekë ç’do marrësh? Quajeni si të doni, nuk është ndihmë”, shprehen pensionistët.

PENSIONET PRIVATE/VULLNETARE, ZGJIDHJA QË OFROHET EDHE NË SHQIPËRI

A jeni duke menduar se çfarë do të ndodhë me financat tuaja pasi të lini punën? A mjafton pensioni shtetëror për të patur një moshë të tretë sa më të qetë?

Vitet kalojnë shpejt dhe kjo gjë duhet menduar sa më herët.

Sot një punëtor shqiptar nuk kontribuon as për një pension të plotë të një të moshuari. Raporti është 1 me 0.8. Plakja e popullsisë dhe emigracioni do ta përkeqësonin raportin duke “frymëzuar” krijimin e një bombe financiare, e cila prej kohësh ka nisur të zmadhohet.
Sipas një projeksioni të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria po plaket me ritme shumë të shpejta. Dhe parashikimet e këtij organizmi tregojnë që grupmosha 65 vjeç e lart do të rritet me gati 20 % deri në 2050-n, kurse grupmosha 0-19 vjeç do të ulet me më shumë se 10%.
Dhe për shkak të këtij parashikimi, fundi dihet: varfëria do të rritet dhe qeveritë në trysninë e nevojave për të rritur shërbimet dhe investimet nga njëra anë dhe detyrimi për të paguar për pensionistët, do të duhet të rëndojnë me taksa edhe më shumë ata që sot punojnë ose një borxh publik që kurrë nuk mund të ulet.
Por përpara këtij skenari ekspertët mendojnë sa ka një zgjidhje duke reformuar skemën e pensioneve.
Jo vetëm që ka ardhur koha, por me zhvillimet ekonomike e demografike, është domosdoshmëri detyrimi me ligj për pensionet private.
Pensionet private të cilat janë të detyruara me ligj në gjithë botën e madje edhe në rajon, për disa vite do ta shkarkojnë barrën e kontributeve shtetërore nga buxheti dhe do të krijojnë një standard të lartë për shoqërinë dhe pensionet e pleqërisë në veçanti.

 

Avantazhet e anëtarësimit në një Fond vullnetar/privat pensioni:

  • Pagesa për pension privat mund të bëhet në baza mujore, tremujore, gjashtëmujore, dhe vjetore, direkt në llogarinë bankare të Fondit. Kontributi për pension mund të paguhet edhe si shumë e menjëherëshme. Ju paguani sa të dëshironi! shuma minimale e kontributit fillon nga 1,000 lekë në muaj.
  • Kontributi është i ndryshueshëm. Ju mund ta rrisni ose zvogëloni kontributin përgjatë gjithë kohështrirjes së kontratës. Kjo do të thotë që çdo anëtar në rast se kontratën e ka firmosur shembull me 2,000 lekë në muaj, gjatë anëtarësimit këtë e ndryshon në varësi të gjendjes së tij financiare. Pra, mund të kontribuojë me 5,000 lekë ose mund të kontribuojë me 1,000 lekë, ky ndryshim bëhet pa ndryshuar kontratën, sepse kjo funksionon si një llogari e tij depozituese. Nuk përjashtohet mundësia e derdhjes së shumave të menjëherëshme gjatë kohës së anëtarësimit deri në momentin e mbushjes së moshës së pensionit.
  • Ofron përfitime në kushte më të favorshme moshe e vjetërsie në punë;
  • Ofron përfitime më të mëdha se skemat shtetërore;
  • Ka një sistem fiskal mjaft favorizues, ku:
  • Kontributi zbritet nga të ardhurat personale të tij për efekt tatimi;
  • Fitimi që realizohet nga investimi i aseteve nuk i nënshtrohet tatimit;
  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi dhe çdo kontribues tjetër, në emër dhe për llogari të anëtarit të një fondi pensioni, për efekte fiskale, nuk vlerësohen si të ardhura personale të anëtarit;

Shembull: Në rast se mosha e anëtarit është deri në 50 vjeç kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 200,000 lekë dhe 15% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit dhe në rast se anëtari është mbi 50 vjeç, kufiri maksimal për lehtësitë tatimore për kontributet vjetore, është vlera më e vogël, që del nga krahasimi i shumës 250, 000 lekë dhe 25% të të ardhurave vjetore bruto të anëtarit;

  • Kontributet e bëra nga punëdhënësi në interes të punëmarrësve të tij vlerësohen shpenzim operativ, i zbritshëm për qëllime të tatimit mbi fitimin, deri në shumën vjetore për çdo punëmarrës, të barabartë me 250, 000 lekë;
  • Transparencë në mënyrë të vazhdueshme siguron anëtarët e tij, duke i informuar në kohë reale për situatën e aseteve nëpërmjet: a) kontrolli 24 orë në llogaritë individuale të anëtarëve nëpërmjet faqes së internetit; b) njoftim me shkrim një herë në vit për gjendjen e aseteve neto të anëtareve dhe investimeve të tyre; c) nëpërmjet publikimit në faqen e internetit të vlerës së kuotës së pensionit
  • Në rast sëmundjeje apo aksidenti gjatë kohës së anëtarësimit, ju përfitoni pension invaliditeti, të cilin e merrni pranë Fondit ku jeni anëtar deri në përfundim të aseteve në llogarinë tuaj.
  • Në rast humbjeje jete të personit që ka investuar, e gjithë shuma e mbetur e kontributeve, së bashku me interesat i kalon familjarëve të tij.

TREGU I PENSIONEVE PRIVATE/VULLNETARE NË SHQIPËRI

Nga katër fondet aktive në fund të 2022 për nga vlera e aseteve neto, fondi më i madh është Sigal Pension me 43.6% të totalit, i ndjekur nga Credins Pension me 29.6%, Raiffeisen Pension me 21.2% dhe Albsig Pension me 5.5%

SIGAL UNIQA FOND PENSIONI:

  • I themeluar në vitin 2006
  • 17 vite në treg
  • Lider me rreth 45% të Tregut të Pensioneve Private
  • Kompania e parë që administron fondet private të pensioneve në Shqipëri
  • 22 milion euro asete në administrim të 12.000 klientëve dhe 140 bizneseve
  • Pjesë e UNIQA GROUP AUSTRIA prej vitit 2007, kompani lider në sigurime dhe pensione në Vjenë, Austri, gjithashtu prezentë në 25 shtete evropiane

Qëllimi i  SIGAL UNIQA FOND PENSIONI është ti sigurojë anëtarëve të saj mundësinë e një pensioni të përshtatshëm për të ruajtur standardin e jetesës sipas kërkesave dhe nevojave të tyre.

Mos harrojmë se, zhvillimi i tregut te pensioneve private do i jap një impuls mjaft pozitiv në të gjithë tregun financiar.

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat