14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetBllokohet Bypass-i i Fierit, ARRSH njofton devijimin e lëvizjes

Bllokohet Bypass-i i Fierit, ARRSH njofton devijimin e lëvizjes

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) njofton se nesër për katër orë do të jetë i bllokuar Bypass-i i Fierit.

Në njoftim thuhet se bllokimi do bëhet për shkak të punimeve që do të kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin 18 të Bypass-it të Fierit. Ndërhyrja do të zgjasë për 4 orë. Devijimi i trafikut për disa orë do të bëhet në rrugën e vjetër Fier-Vlorë.

Njoftimi i plotë i ARRSH:

Në kuadër të punimeve që do të kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin të Bypass-it të Fierit, është i nevojshëm të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier-Vlorë.

Kjo ndërhyrje do të fillojë ditën e nesërme, datë 26.04.2023, ora 09:00 dhe do të zgjasin përreth 4 orë.

Në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor kemi marrë të gjitha masat për devijimin e trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks.

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat