4.5 C
Tirana
Sunday, November 24, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetShqipëria rrit moshën e pensionit, ekspertët: Duhet menduar për skema të tjera...

Shqipëria rrit moshën e pensionit, ekspertët: Duhet menduar për skema të tjera alternative

Në emisionin “Money” në Euronews Albania u trajtua këtë të shtunë skema e pensioneve në Shqipëri dhe rritja e moshës së pensionit nga qeveria.

Çdo vit në Shqipëri rreth 15 mijë njerëz dalin nga mosha e punës, për të marrë emrin apo statusin pensionist. Numri i këtyre të fundit po rritet, ndërsa njerëzit që janë në moshë aktive po ulet me ritëm më të shpejtë. Dy janë faktorët kryesorë, largimi jashtë vendit dhe zgjedhja për të lindur pak fëmijë dhe në moshë madhore. Kjo sjellje po tkurr popullatën aktive për punë me 30 deri në 40 mijë njerëz në vit.

Në vitin 1990, mosha mbi 65 vjec zinte vetëm 5.5% të numrit të përgjithëm të popullsisë. Sot, gjenerata e të moshuarve zë 16% të totalit dhe me zhvillimet demografike, pritet që në vitin 2050, numri i tyre të jetë sa çereku i popullsisë.

Plakja e Shqipërisë po pason atë që nisi më herët në kontinent, e që u quajt plakja e shpejtë e Europës, duke goditur në këtë mënyrë skemën tradicionale të pensioneve.

Koço Broka ekspert i pensioneve, deklaroi për ‘Money’: “Duke u mbështetur në skenarët e projeksionit të popullisisë, del se sot jemi në skenarin më të ulët dhe popullisa do të ulet ndjeshëm në 2030-n dhe aq më tepër popullsia në moshë pune. Kjo do krijojë vështirësi reale për mbulimin e pensioneve, për rrjedhojë duhen marrë masa”.

Sistemi i pensioneve është përcaktuar si skicë ose një përbërje kushtesh ligjore, monetare dhe financiare që përcakton rregullat dhe kriteret për funksionimin e tij, ku individët që kanë arritur moshën e pensionit, marrin një pagesë që është rezultat i kontributeve që kanë derdhur në arkat e shtetit.

Shqipëria, si shumë vende ish-komuniste, përballet me probleme të shumta ekonomike, sociale që e pengojnë gjithnjë e më shumë zhvillimin e vendit në kuadrin e një ekonomie të lirë.  Një nga këto probleme është edhe sistemi i pensioneve.

Treguesit demografikë, të cilët janë vrastarë për skemën sepse edhe aktualisht ne kemi gati më pak se 1.1 të punësuar për 1 pensionist dhe me këto trende demografike të plakjes së popullsisë dhe të normave të punësimit, këto do të vazhdojnë të përkeqësohen edhe më shumë, cka bën që e vetmja alternativë për reformën e pensioneve të jetë rritja e lartë e produktivitetit dhe për pasojë rritja e lartë të pagave, e cila do sjellë kontribute më të mëdha për t’u shpërndarë gjë që është një ekuacion i vështirë në të ardhmen e afërt, prandaj duhet menduar për skema të tjera alternative”, shprehet eksperti i ekonomisë Selami Xhepa.

LEXO EDHE: Ponari: Kolonat private janë zgjidhja afatgjatë e problemit të pensioneve

 

 

 

 

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat