14.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitet90% e atyre që humbasin patentën ngelin në ritestim

90% e atyre që humbasin patentën ngelin në ritestim

Mënyra se si merret patenta në Shqipëri, shpesh lë shumë hapësirë për të diskutuar, kjo për faktin se ata drejtues mjeti që humbasin pikët e patentës ndodh që të ngelin kur rihyjnë në provim.

Brenda një viti, 350 drejtues mjeti kanë humbur të gjitha pikët e patentës duke u rikthyer sërish në provim si në teori ashtu edhe në praktikë.

Të dhënat e Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor tregojnë se 90% e tyre ngelin në provim.

Po ashtu rezulton se shumica e tyre e kanë marrë patentën prej dhjetëra vitesh, madje prej vitit 1995 dhe kanë njohje të dobëta të sinjalistikës.

Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore, bllokimi dhe rikthimi në testim shihet si pozitiv, pasi mosnjohja e rregullave shkakton shpesh aksidente të rënda.

Kujtojmë se leja e drejtimit ka 20 pikë, por ato hiqen për drejtuesit e mjeteve që janë përsëritës të shkeljeve të rënda të rregullave të qarkullimit rrugor.

LEXO EDHERriten aksidentet gjatë shkurtit/ 88 aksidente rrugore, 123 persona të aksidentuar

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat