17.5 C
Tirana
Friday, November 22, 2024
spot_img
Faqe KryesoreLajmeAktualitetHapen tenderat për investimet në rrugë/ ARRSH 59 milionë euro për gjashtë...

Hapen tenderat për investimet në rrugë/ ARRSH 59 milionë euro për gjashtë akse

Investimet në rrugë ekzistuese për përmirësimin e tyre, ndërhyrje në gjurmë të reja, projekte në vazhdim apo ndërlidhje e rrugëve lokale me autostradat janë disa nga procedurat që Autoriteti Rrugor Shqiptar ka çelur dy ditët e fundit.

Fondi limit për të paktën pesë akse rrugore, një supervizion dhe një ndërhyrje për mbrojtje nga lumi shkon rreth 59 milionë euro apo 6.9 miliardë lekë.

Konkretisht këtë të premte u hap “Plotësimi i punimeve të mbetura në aksin Porto Romano – Durrës Loti 3” me një fond limit 499 milionë ndërkohë që një ditë më parë u hapën në seri procedura të tjera si supervizion punimesh “Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 3” 17 milionë lekë, “Ndërtim i nyjes Bërzhitë dhe rrugët lidhëse të autostradës Tiranë – Elbasan me komunën Bërzhitë dhe zonat përreth” me 197 milionë lekë, “Ndërtim rruga Berat – Ballaban, Loti 3” 2.25 miliardë lekë,, “Mbrojtje lumore nga km 9+040 deri në km 9+240 në aksin Milot Morinë” 182.6 milionë lekë, “Zgjerimi i rrugës Elbasan – Qafe – Thane (Faza II)”,2.5 miliardë lekë dhe “Sistemim asfaltim rruga Ura e Çerenecit – Peshkopi (Peshkopi – Maqellarë), Loti 3”, 1.24 miliardë lekë.

Lidhur me aksin Porto Romano – Durrës Loti 3 dokumentet parashikojnë përfundimin e punimeve në këtë lot si dhe disa rrugëve dytësore, i cili ka ardhur në bazë të rishikimit të projektit të lotit 3 nga mbikëqyrësi i punimeve.

Lidhur me rrugën Berat-Ballaban sipas dokumenteve përmirësimi i këtij aksi shkurton kohën dhe distancën e udhëtimit automobilistik ndërmjet bashkive Përmet, Tepelenë, Memaliaj, dhe Gjirokastër me bashkinë Berat.

Gjithashtu ky aks krijon akses më të afërt për qendra e banuar pranë të cilave kalon, dhe me shtetin fqinj Greqinë, nëpërmjet pikës doganore “Tre Urat”.

Lidhur me zgjerimin e Elbasan-Qafë Thanë nga ana e Investitorit (ARRSH) kërkohet që të realizohet një ndërhyrje në përmirësimin e kushteve të lëvizjes në segmentin ekzistues rrugor nga dalja e qytetit të Elbasanit deri në Qafë Thanë. Gjatësia totale e projektit është 50.12 km.

Kurse për Sistemim asfaltim rruga Ura e Çerenecit – Peshkopi përmirësimi parashikon nisjen e ndërhyrjes nga kilometri zero në fshatin Herbel në drejtim të Peshkopisë dhe përfundon në kilometrin 8.52, ku bashkohet me unazën e qytetit Peshkopi.

Gjurma e rrugës do të ndjekë pjesërisht gjurmën e rrugës ekzistuese dhe në shumë vende të tjera do të ketë gjurmë tërësisht të re, duke eliminuar një pjesë të madhe të kthesave ekzistuese të rrezikshme për sigurinë e qarkullimit të mjeteve.

LEXO EDHE: Çfarë janë Sigurimet e Përgjegjësisë së Ndërtuesit? Dilema mes detyrimit të institucioneve dhe domosdoshmërisë për mbrojtjen e palëve të treta nga dëmet gjatë investimit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

REKLAME

spot_img

Me te lexuarat