Një 73-vjeçar është plagosur rëndë këtë të martë teksa kalonte rrugën në Shupenzë të Bulqizës.
I moshuari i identifikuar si Avni Manjani u godit nga një mjet tip ‘Golf’, i cili po udhëtonte nga Shupenza në drejtim të Maqellarës.
Goditja ka qenë e fortë, ndërkohë që 73-vjeçari është dërguar me urgjencë në spitalin e Bulqizës ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ndërkohë, policia e Bulqizës ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbuluar rrethanat e vërteta të aksidentit.
Fillimisht policia e raportoi se mjeti kishte dalë nga rruga dhe më pas kishte goditur këmbësorin, por burime nga vendi i ngjarjes thanë se goditja e këmbësorit është bërë në mes të rrugës teksa 73-vjeçari po tentonte të kalonte në anën tjetër.