Puntata e rradhës e emisionit “Flasim për Ekonominë” në RTSH iu dedikua tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe konkretisht Sigurimit të Banesave, duke parë edhe rrezikun e lartë që vendi ynë ka karshi katastrofave natyrore.
E ftuar në emision, Mimoza Hajdarmataj, Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë u ndal tek performance e mirë e kompanive të sigurimit në vendin tonë, mbi të gjitha pas tërmetit të vitit 2019 ku tregu në total pagoi rreth 40 milionë euro dëmshpërblime.
Mimoza Hajdarmataj: “Si treg, tregu i sigurimeve, vit pas viti ka treguar një lloj qëndrueshmërie, një lloj besueshmërie dhe një rritje, të gjtiha kompanitë e sigurimit. Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, që përfaqësoj, mbulon kompanitë e sigurimit Jo-Jetë. 8 kompanitë e saj kanë performuar mirë. Këtë nuk e themi vetëm ne por edhe Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare dhe konsumatorët në përgjithëse. Kjo për shkak edhe të situatave që ka kaluar vendi ynë. Duke filluar nga tërmeti I vitit 2019, pastaj pandemia. Me gjithçka ka ndodhur dhe me atë që kompanitë e sigurimit kanë realizuar, për shkak të të gjitha kontratave të sigurimit që kanë pasur me klientët, dëmshpërblimet kanë qenë e një performance të shkëlqyer. Janë shpërblyer rreth 40 milionë euro menjëherë pas tërmetit, pasi janë bërë vlerësimet. Dhe këtë e thonë të gjithë klientët që kanë patur një kontratë sigurimi”.
Por sipas Sekretares së Përgjithshme të Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë, që këtë vit kremton edhe 20-vjetorin e themelimit të saj, edukimi financiar duhet të marrë më shumë hapësirë në media televizive dhe të shkruara pasi Shqipëria rënditet e fundit edhe në rajon sa i përket penetrimit të qytetarëve të saj tek sigurimet vullnetare.
Sipa znj. Hajdarmataj, shqiptarët kanë tendecën të sigurohen vetëm me ato produkte që janë të detyrueshme.
Mimoza Hajdarmataj: “Jo pa qëllim u ndala te edukimi financiar. Shumë i rëndësishëm dhe i domosdoshëm për konsumatorin shqiptar. Edhe për tregun në përgjithësi. Duke parë nivelet e ulta të shkallës së penetrimit të sigurimeve vullnetare në Shqipëri jemi të fundit në rajon. Madje jemi pas edhe Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Qoftë edhe në përthithjen e këtyre paketave të sigurimit vullnetar.
Shqiptarët janë të prirur të sigurohen vetëm me atë produkte që janë me detyrim. Sigurimi TPL, Karton Jeshil dhe Kufitar. Sigurimet e detyrueshme zenë zenë përqindjen më të madhe në Shqipëri.
Dua ti tërheq vëmendjen dëgjuesve dhe atyre që na ndjekin: viti kalendarik nuk ka vetëm ditë me diell. Ka ditë me shi, me përmbytje, me katastrofa natyrore dhe kemi parë tërmetet, për të cilat Banka Botërore ka ndezur alarmin e kuq duke I bërë thirrje edhe qeverisë për të marrë masa.
Nga njëra anë kemi këto risqe kaq të mëdha dhe nga ana tjetër kemi një shkallë kaq të ulët Sigurimi”.
Emisioni i plotë: