Papunësia për grupmoshën 15-29 vjeç është rritur me 0.9% tremujorin e katërt në vitin 2022 krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2021.
INSTAT ka publikuar anketën tre mujore të forcave të punës, ku papunësia për këtë grupmoshë e cila përfaqëson kryesisht të rinjtë shkon në 21.5%.
Ndryshon përqindja për grumoshat e tjera, të cilat kanë pësuar një ulje të papunësisë edhe pse në përqindje të ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Sipas INSTAT, papunësia në përgjithësi u ul me 0.6%, ndërkohë që punësimi u rrit me 1.8% në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2021.
Sipas të dhënave të INSTAT, gjatë vitit që lamë pas 66.5% e popullsisë së moshës 15-64 vjeç është e punësuar, ndërkohë që 11% e kësaj grupmoshë është deklaruar zyrtarisht si e papunë.
Ndërsa 74.8% është ekonomikisht jo aktive ose jashtë forcave të punës.
Gjatë vitit të shkuar, sektori i bujqësisë dhe ai i industrisë kanë shënuar ulje të të punësuarve, ndërsa sektori i shërbimeve ka shënuar rritje.