Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Greqi, ku treni nga Larisa drejt Tempe është përplasur me një tren mallrash duke shkaktuar 40 viktima dhe mbi 85 të plagosur.
Mësohet se në trenin që u përfshi në aksident udhëtonin edhe shqiptarë. Në tren ishin 8 shqiptarë që kanë shpëtuar për mrekulli.
Ata janë: Elisea Paco, Vanesa Plasa, Erisa Almeta, Franklin Desani, Alma Shtoni, Roberto Drithi , Anisa Liuri dhe Dhimitër Zonga.
Nga personat në fjalë ka mbetur e dëmtuar lehtë 18-vjeçarja Elisea Paco, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë është arrestuar shefi i stacionit të trenit Larisa, i cili rrezikon nga 10 deri në burgim të përjetshëm. Aksidenti ndodhi pasi treni me pasagjer dhe ai i mallrave po udhëtonin në një binar.